Mërgimtari dhe ish veprimtari Sali Rexhaj, ka publikuar një shkrim të kolumnistit të mediumit bota sot, Binak Maxharri i cili i ka futur Putinin, Vuciqin, Thaçin, Ramën e të tjerët në një thes, duke shkruar se bashkë synojnë destabilizimin e Qeverisë së Kosovës.
Pas këtij shkrimi të Binak Maxharrit, ka reaguar Sali Rexhaj.
Ai ka shkruar se “Vetem ta dini se pos tjeresh, kolumnist ne kete gazete eshte Binak Maxharri, njeri i SPS-it te Sllobes i cili pas luftes jeton ne Amerike.
Ani i thone profesori i njohur nga SHBA. Kush ka kryer studime ne Fak. Ekonomik apo vjen nga Istogu, e din mire per kende eshte fjala”.