Epilogu

Rexhaj kujton deklaratën e ambasadorit francez ku aksionin e VV-së e quan fashizëm

Shkruan: Sali Rexhaj

Kosova e ka ne pushtet nje lider e nje parti fashiste.

„Ambasadori i Francës në vendin tonë

Jean François Fitou ka mbrojtur qëndrimin e tij se aksioni i djeshëm i Lëvizjes Vetëvendosje është fashizëm“

Deklarata e ish ambasadorit te Frances ne Kosove eshte e vitit 2011, ne ate kohe nuk dihej ende se ekziston Richard Grenelli, i cili keto dite mori guximin, si njerzit me te informuar ne bote qe ta thot te verteten se Vv e lideri i saj jane fashista.

E si mund te thuhet ndryshe kur te kihet parasyshe se Vv ka struktuara brenda partise dhe metoda te ciale 100% e tregojne se eshte fjala per nje organizate e qeveri fashiste.

Te gjithe e dime se Vv ka grupe njerezish te organizuara e te paguara per te share e fyer njerez ne rrjete sociale dhe se keta njerez dirigjohen nga vet lideri.

Te gjithe e dime se Vv ka njerez te organizuar e paguar per te prodhuar e blere arme, nga gazi, mollotovi, bombat e zollat, arme te cilat i kan perdore kunder atyre qe mendojne ndryshe apo edhe kunder institucioneve shtetrore, si policia e kuvendi.

Te gjithe e dime dhe po e shofim si sillet Vv, qeveria e vet kryeministri me media te lira. Ata i shpallen si proserbe dhe keshtu e vune ne rrezik funksionimin dhe jeten e tyre. Sidomos te gazetareve te pavarur.

Te gjithe e dime, disa e kemi perjetuar ne lekuren tone, fyerjet, kercnimet, rrahjet, sulmet ne rruga e vendet publike e deri ne podrume e shtepi e prona private. Propagande e shpifje me metodat me te sofistikuara, te cilat i bejne edhe me perkrahjen e agjensive serbe e ruse.

Te gjithe i kemi para masat pa tru duke dhene jeten per kauza te shpifura, te cilat me te ardhe ne pushtet Vv, lideri i saj po i han si qerrshiat e peshurrta.

Nuk duhet te heshtim, sepse nuk eshte ne te miren tone si shoqeri e shtet, se sot kemi nje qeveri fashiste e cila i prine Kosoves ne kete kohe shume komplekse per shtetin tone.

Tani me te gjithe e dime se ky subjekt financohet edhe nga Serbia. Kete e deshmon rasti i anetarit te kryesise se Vv Martin Berisha dhe firma e tije fiktive ne Mal te Zi, ku u derdhen shuma te medha parashe nga Beogradi. Martini nuk eshte i vetmi, kjo eshte e sigurte.

Ne mund te vazhdojme me heshtje, deri sa nuk na preke secilin, por kjo eshte gjeja me e rrezikeshme se nje dite munde te behet vone.

Te gjitha partite fashiste deri sot kan ardhe ne pushtet permes zgjedhjeve te lira, por me metoda jodemokratike, ne radhe te pare me dhune, rrene, mashtrime e larje trushe, sidomos te njerezit e pakenaqur nga te gjitha shtresat e shoqerise.

Nuk ka mision me te rendesishem sot ne Kosove se sa rrezimi i kesaj qeverie e ndalimi me ligj i Vv, kesaj organizate thellesishte fashiste.

Exit mobile version