Epilogu

Rexhaj: T’i hapim letrat, infiltrimi i UDB në grupet e armatosura, cilat ishin grupet


Kjo deklarate e Rugoves nxjerret nga konteksti dhe perdoret pastaj kunder tije se gjoja ishte kunder UÇK-es. Po ku qendron e verteta dhe pse e dha Rugova kete deklarate, sepse kjo gje e ka edhe historikun e vet per te cilin do ti them dy fjale.

Shkruan: Sali Rexhaj

Eshte e vertete se Serbia po edhe republikat tjera kan qene te interesuara qe lufta te shperthente ne Kosove qysh ne vitin 1989, para e pas ndryshimeve kushtetuese me te cilat nuk u pajtuan shqiptaret. Keshtu qe Serbia-Jugosllavia menxi prisnin dhe kishin zbarkuar ne Kosove me ushar, polic dhe armatim nga tanksat deri ne aeroplan. Millosheviqi kishte vendose qe ta vazhdonte luften kunder shqiptareve aty ku kishte mbetur ne Drenice ne dimerin e vitit 1944/45. Kete gje edhe ua tha gjeneralit Clark e admiralit Neuman ne takim me ta ne fillim te vitit 1999 ne Beograd. Eshte shume e vertet se çdo shmangeje e luftes ne Kosove ishte humbje per Serbi ne afat te gjate, prandaj nxiste ekcese dhe kerkonte me ngulm pretekst per ta filluar zhdukjen e shqiptareve.

Pos provokimeve te KOS-it e UDB-es serbe te cilat ishin te perditeshme, ka pase edhe infiltrim te njerezve te UDB-es edhe ne disa grupe te armatosura te organizuara edhe nga ne shqiptaret, te cilat me te marre vesh se UDB-e kishte futur njerez brenda apo posedonte informata per ta, disa u shperndane e iken ne perendim e disa te tjere u arrestuan.

Grupi i cili kishte njerez te infiltruar nga UDB ishte ai i grupit te Prizrenit i cili ishte nje nga kater grupet e lidhura me Partine Parlamentare te Kosoves, te cilin e udhehiqte Bashkim Mazreku, anetar i kryesise se PPK dhe deputet i Kuvendit te Kosoves nga zgjedhjet e vitit 1992, i cili me te marre vesh se ka njerez te infiltruar u arratis ne Zvicer ne vitin 1995 dhe grupi e pushoj punen.Edhe nje grup tjeter u zblua ne vitin 1995 ne Peje ne te cilin bente pjese Jahja Lluka me disa njerez te cilet ishin te organizuar ne Keshillin e Financimit apo ne Shoqaten per Kthim te Shqiptareve.

Ky grup solli armatim permes Numan Baliqit kryetar i SDA per Kosove, armet e sjellura nga Novi Pazari kishin qene te regjistruara me numera nga UDB serbe, keshtu qe ne baze te numerave u zbuluan te gjithe anetaret e grupit, disa u arrestuan e denuan, ndersa te tjeret iken ne perendim. Vet Numan Baliqi iku ne Shqiperi dhe qendroj deri pas luftes atje.Kesaj radhe i mora vetem dy shembuj, pasi akteret jan gjalle e shendosh e munde te flasin. Rugova i kishte keto informata dhe e dinte se grupe te tilla munde te kishte edhe me shume.

Ne qe kemi qene aktiv ne rezistence gjate viteve 90, e dime shume mire se nuk ka pase dite qe nuk na ka ardhe dikush me oferte qe ta filloj luften vetem se kishin nevoje per perkrahje politike dhe armatim e financa, jo te gjithe ishin te pandikuar apo pa njerez te UDB e Serbise te infiltruar brenda tyre, prandaj ishim shume te kujdeseshem.Vet Vojisllav Shesheli e ka akuzuar Millosheviqin se ka organizuar grupe te UDB-es te cilet po vrasin polic e qytetar serb ne Kosove me qellim qe ta nxise luften atje. Te gjithe kemi ndegjuar per vrasjen e 6 te rinjeve serb ne lokalin „Panda“ ne Peje, krim i kryer nga UDB e Serbise per ti fajesuar shqiptaret. Sa u perket raporteve te Rugoves me Adem Jasharin eshte e ditur boterisht se ai ishte ne grupin e njerzve te cilet Rugova i dergoj ne Shqiperi per tu stervitur per lufte. Eshte e ditur se ai ishte anetar i LDK-es dhe adhurues, pra ushtar i Ibrahim Rugoves. Poashtu eshte e ditur se aramatimin kryesor e ka siguruar permes Qeverise se Bukoshit dhe LDK-es dhe nga askush tjeter.

Prandaj deklarata e Nuredin Lushtakut se Rugova nuk e ka pranuar UÇK-en eshte manipulim i dores se pare dhe keqperdorim i Familjes Jashari, pasi qe Ademi e Hameza u vrane e ne emer te tyre nuk mbeti qe ta tregoj te verteten askush, dhe kjo gje po keqperdoret qe nje kohe shume te gjate, nga çlirimi e deri sot dhe eshte mire qe te marr fund. Te mos manipulohet Familja Jashari dhe anetaret e saj, po edhe te mos shpifet per Rugoven kot.P. S.Nese ka dy personalitete shqiptare, ne mes te cileve nuk munde te futet asnje pyke, keta jane Adem Jashari e Ibrahim Rugova.„Si mishi me thua“, thot populli.

Exit mobile version