Sali Rexhaj, një veprimtar politik nga vitet 1990 dhe një ndër themeluesit e Partisë Parlamentare të Kosovës viteve 1990, ka shkruar për biografinë e prindit të Kryeministrit Albin Kurti, respektivisht për z. Zaim Kurti. Sali Rexhaj i cili jeton në Zvicër është mjaft aktiv për komentimin e zhvillimeve politike.
Sipas tij, babai i Kryeministrit Albin Kurti, dikur ishte shok dhe bashkëpunëtor i Rrahman Morinës dhe drejtor i dhunshëm në Kosovamont.
Shkrimi i plotë:
Pak histori rreth liderit te Vv.
Dihet boterishte se Zaim Kurti, babai i ish-kryeministrit te rrezuar me plebishit, i cili kurre nuk paraqitet tani ne publik, ka qene shok e bashkepunetor i Rrahman Morines. Ka qene edhe drejtor i dhuneshem ne „Kosovamont“ te Prishtines.
Zaimi permes disa miqeve, e infiltroj te birin afer Demaqit te cilit ne fillim ju servua si perkthyes. Une Zaimin vet kam refuzuar qe ta anetaresoj ne Parti Parlamentare, pasi i dija keto gjera. E paten sjelle ne zyre qendrore te PPK ne Prishtine Selatin Novosella e Ismail Kastrati ne vitin 1995. Te dyte jane gjalle. Pasi u largova une nga kryesa e PPK, dhe erdhi Adem Demaqi kryetar u anetaresuan ne PPK Zaimi dhe i biri Albini.
Albini nga PPK u dergua ne Unionin e Pavarur te Studenteve, e me vone sekretar ne zyren e UÇK-es ne Prishtine, te udhehequr nga Demaqi.
Ku ka logjike qe Demaqi te shetitet neper Prishtine gjate bombardimeve e perkthyesi i tije te arrestohet, denohet, ti jepet hapsire ne media nga burgu dhe te amnestohet ne fund. Buba Morina gjalle e ta gjeje ndonje e keqe djalin e Zaim Kurtit, kjo nuk munde te ndodhte kurre.
Per hire te se vertetes Zaimin e patem punesuar ne arsim, se kishte mbete pa pune gjate viteve 90 dhe veres kur shkollat kishin pushim shiste gazeta ne plazhet e Ulqinit.
Zaten nuk eshte Kurti i vetmi qe permes Demaqit u infiltrua nga sherbimet sekrete ku siguruan informata te rendesishme dhe paten ndikim ne vendime. Sidomos ne takimin ne Osllo mes UÇK e FARK ne veren e vitit 1998, ku u pengua unifikimi i shqiptareve per lufte, si dhe ne Konferencen e Rambujese ne fillim te vitit 1999 ku permes Demaqit u be presion i madhe qe marreveshja te mos nenshkruhet nga pala kosovare dhe te deshtoj konferenca e Rambujes. Keshtu Serbise do ti liheshin duarte e lira qe ta vazhdoj spastrimin etnik e gjenicidin ne Kosove.
Per kete teme gjeresishte me emera e mbiemera do te flas nje here tjeter.
P.S.
Vv ka hape keto dite nje fushate linçuese kunder meje, per kete arsye i thash edhe njehere keto gjera. Perndryshe nuk do te merresha me Zaim Kurtin.