Epilogu

Rexhep Qosja me admirim në ditarin e tij: Sami Lushtaku, hero i luftës dhe artist

Akademik Rexhep Qosja ka botuar disa vëllime të librave, respektivisht mbi 8 libra nga ditari i tij personal. Ai aty duke specifikuar datat ka treguar për ngjarjet politike të kohës. Ai disa herë në librin e tij, respektivisht në ditarin e tij e ka përmendur Komandantin e Zonës Operative të Drenicës – Sami Lushtakun. Ai kishte shkruar ditën e mbrëmjes përkujtimore për Heroin dhe komandantin legjendar Adem Jashari.

Ai kishte folur me admirim për të.

Epilogu ju sjell disa pjesë nga ditari i Akademik Rexhep Qosjes, shkruar me 6 mars 2000;

I pari lexon Sami Lushtaku. Lexon shkurt, por shumë mirë.
Dhe, duket shumë mirë – hero i luftës dhe artist!

Mbas Sami Lushtakut lexoj unë.
Të pranishmit janë shumë të përqendruar; duan të dinë çka krejt do të them. E përpijnë çdo fjalë.
Më shpërblejnë, megjithatë, me një duartrokitje të ftohtë.
E kuptueshme. Fjala ime godet kundërshtarët e UÇK-së dhe të luftës çlirimtare në përgjithësi e numri i tyre ishte i madh, shumë më i madh se ç‘mendojnë dhe shumë më i madh se ç‘thonë edhe vetë ata që kanë marrë pjesë në luftën çlirimtare. Dhe, këta kundërshtarë në radhë të parë ishin intelektualët e, sidomos, anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të partive të tjera, që veprimtarinë e tyre të mekur e të vdekur e zhvillonin nën kapuçin e saj të mykur!

 

Exit mobile version