Epilogu

Rexhep Selimi: Gani Geci është vrasës serik

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, e ka quajtur Gani Gecin vrasës serik.

“Unë jam njëri ndër ata që kam kërkuar qe sa më shpejt të zbulohet çdo vrasje e pazbuluar deri tani. Duke mos qene të zbuluara këto, kanë arritur të bëhen mjet dhe nga shumë eksponentë”, ka thënë ai.

“Në këtë rast, një vrasës serik siç është Gani Geci – dy prej vrasje i ka pranuar – akuzon të tjerët se mund të jeni si ai. Jo të tjerët nuk janë si ai, andaj ai do të duhej të përgjigjej për ato që ka pranuar. Kur një vrasës serik të akuzon për vrasje, ky është paradoksi”, ka thënë ai.

Exit mobile version