Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ishte i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në T7.
Selimi ka komentuar deklaratën e Kadri Veselit, i cili në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës, pasi u zgjedh kryetar, ka thënë se më të në krye do të luftohet korrupsioni dhe nepotizmi.
“Këto deklarata sikur të kishin ndodhur për herë të parë do të ishin çudi”, ka thënë Selimi.
“Por tash na kanë mësuar. Ata deklarojnë diçka tjetër dhe veprojnë diçka tjetër”.