Në fshatin e Ish Kryetarit të PDK-së z. Kadri Veseli rezultati për këtë subjekt politik ishte impresionues. PDK dhe kandidati i saj z. Bedri Hamza arritën të fitojnë 81% të votave në fshatin Broboniq.
Këtë lajm e ka bërë të ditur nipi i ish Kryetarit Kadri Veseli z. Hylmi Veseli. Ai falënderoi të gjithë bashkëfshatarët e Kryetarit Kadri Veseli për mbështetjen e dhënë.
Padyshim, kjo mbështetje është shumë e madhe sepse tregon për besimin që kanë bashkëfshatarët e Kadri Veselit për Partinë Demokratike të Kosovës.