Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në foltorën e Kuvendit të Kosovës është shprehur se projekt – ligji për rregullimin e çmimit të barnave është përfunduar.
Ai thotë se ligjin për rregullimin e çmimeve të barnave do të sjellet në Kuvend në vjeshtë.
“Projekt- ligji për rregullimin e çmimit të barnave është kryer është jashtëzakonisht i mirë dhe ju keni me pas shancën ndoshta me shtu diçka me jek diçka, por keni me pas shancën që të bëjmë ligjin më të mirë. Unë po pajtohem me të gjithë juve që ne duhet të bëjmë ligj, vetëm ne dhe Bjellorusia nuk kemi ligj pë këtë. Do ta bëjmë dhe do ta lexojmë në seancën vjeshtore të Kuvendit të Kosovës”, u shpreh ministri para deputetëve të Kuvendit.
Përmes projekt- ligjit për rregullimin e çmimeve medicinale do të rregullohen të gjitha çmimet e produkteve medicinale në të gjitha barnatore, çmimet do të jenë të njejta në barnatoret farmaceutike. /Gazeta Shneta/