Humanisti dhe ushtari i UÇK-së Ridvan Tahiri ka treguar disa nga detajet interesante gjatë takimit me Nasim Haradinajn në Hagë. Ai ka treguar se e ka të ndaluar të tregoi detajet për takimin me krerët e UÇK-së të cilët i takoi poashtu në Hagë.
“Me Nasimin e kam ba një gabim të cilin ma ka tërheq vërejtjen për arsye se gjatë përshëndetjes herën e parë, kisha pak emocione se nuk ish lehtë me ia kthy shpinën aty, kam qajtë pak me thanë të drejtën edhe m’ka bërtitë shumë, m’tha kurrë herën tjetër s’ka me pranu me m’ardhë në vizitë, po m’pranoi përsëri herën e dytë dhe e mbajta veten. Me Nasimin kam kalu shumë sene të mira si në luftë, si pas luftës, është një njeri i dashtun, është njeri human, është njeri që i ka dhanë shumë këtij vendi dhe s’jam mësu me u përshëndet me Nasimin në atë formë, jam mësu me u përshëndet te dera e shpisë, dhe normal kisha emocione jashtëzakonisht shumë“, shtoi Ridvan Tahiri.