fbpx
Opinione

RIPUSHTIMI ALBINIST I VETËVENDOSJES

Blerim Muriqi

(Realiteti ku humbësit e mëdhenj mbeten prapë parimet)

a) Hyrje albiniste nga dera e pasme

A kanë kuptim më masat emergjente, nëse partia në pushet mbush sheshin? Të shumtë do thonë është mbajtur distanca! Tjerë do thonë edhe se të gjithë e kanë pasur orën e daljes me shenjën e fundit të numrit personal. Tjerë akoma më shumë do ta rrahin pykën në të butit e llumit: Protesta është e drejtë demokratike do thonë sa tjerë. Ka edhe të tillë që do thirren se nuk e bëri Vetëvendosja. Populli po ndodhë shprehet kudo fandakosja dhe isoja e saj Salltanetosja!.

Çfarë mund t’u thotë shteti sot atyre që i ndaloi e dënoi përgjatë këtyre kohëve masash emergjente. Ata ishin vetëm, në hallin apo padëgjueshmërinë e tyre. Si të tillë a nuk ishin nga populli?

Ç’është ky selektivitet! Ç’është ky karantinim politik!

Skema që po përgatitet, sapo bëri një testim. Me fare pak “popull” mund të mbushën sheshet e rrugët e secilit qytet. Ndoshta edhe është menduar mirë, pushtimi i mendjeve duke i pushtuar hapësirat për sytë dhe veshët me zhurmat është populizëm vërtetë i trashë. Përkundër trashësisë së faktit mjafton të ketë etje masash dhe pushtimi bëhet pandemik edhe në rrafshin politik.

Hapi i parë, sikur ka dalë me sukses.

Pushtimi me pompozitetin e zhurmës pati goxha argat. Turma nuk krijohet pa krijuar së pari mendësinë e saj. Kudo zhurmohej, ankesa pafund. Ato sikur janë të freskëta në trurin tonë të secilit, tashmë janë edhe në gjithë kancelaritë ndërkombëtare. Një pushtim “perfekt” deri në mjerim.

Hapi i dytë i kësaj skeme na vie veprim i çdo natshëm nëpër studiot televizive. Tashmë dihet numri i votuesve në pyetjet që shtrohen dhe dihet edhe rezultati. Ai varon nga 82% e sipër deri në 91% “për popullin” gjithmonë. Sido që ta dredhin pyetjen moderatorët, masa popull nuk bie në mjegull. Pyetjet janë çështje e politikave ditore por jo edhe numri me rezultatin.

Hapi i tretë mbetet protesta, akti kur populli do vulosë fatin e tij. Mjafton të performohet dhe distanca sociale jep shumë favore. P.sh. me pak mijëra vetë performohet në çdo shesh e cep rruge të Prishtinës. Po ashtu e më kollaj kjo bëhet në qytetet tjera. Ndaj pritet të ndodhë populli. Albinit iu desh të tërhiqej në karantinë për ta përsosur deri në detaje planin se si do të ndodhë populli. Karantina nuk do të ishte e denjë sikur mos të shërbente edhe për të tilla trille.

Shteti u mbetet borxh qytetarëve që arrestoi apo dënoi për mosrespektim të masave emergjente ku orari i daljes ka dy kufizime: të kohëzgjatjes dhe kohëdaljes. Pas kësaj ndodhjeje të popullit me sfilatën protestë me distancë sociale në kushte pandemie të paktën duhet të jetë shkelur kohëdalja e masës së emergjencës. Por, për pushtetin aktual populli ka vetëm një pamje dhe për pasojë ai edhe duhet të ketë edhe vetëm një numër personal, pra ka të drejtë të del i tëri në të njëjtën kohëdalje.

Ironi pafund, mjerim me bollëk! Për tjerët (jo popullin) ka karantinë, ka masa emergjente dhe ka dënime e privime.

Fandakosja dhe Salltanetosja, nuk di sot, gëlojnë a mjerojnë, por di që gjithçka ka filluar të heshtë. Para stuhive thuhet bie heshtja. Ajo tashmë e ka çuar edhe kryeministrin me gjithë stafin e tij në karantinë për ta përpunuar aktin e tretë të skemës.

b) A Po ndodhë rimarrja e partisë! Çfarë po ndodhë në Vetëvendosje?

Është e natyrshme që jetëgjatësia në krye të një rreshtimi politike të konsumon po aq sa edhe në drejtim të vendit. Heshtja e problemeve përmes aksionit politik tashmë është një e provuar në Vetëvendosje. Kur gjërat patën filluar ta merrnin tatëpjetën në marrëdhëniet e brendshme në LVV, Albini iku nga skena. Ai shkoi në bazë prej ku e rimori partinë. Ai tashmë ndodhet në karantinë për të qenë me bazën, me aksionin pa të cilin ai edhe nuk mbijeton dot politikisht. Ai është identiteti i tij, ai është konstrukti i tij.

Mbetur në këtë konstrukt ai nuk ia doli të ndërtonte kapacitete, pra nuk shkoi përtej formës. Si i tillë ai nuk mjaftoi për qeverisjen dhe kësaj radhe dështoi.

Pyetja e ethshme është pse po kthehet ai në aksion, përmes të cilit po synon të kthehet atje në bazë, nga ku ia doli jo pak herë të performoi, por jo dhe vetëm kaq? Nga atje ai ia doli edhe ta rimerrte partinë kur ajo po luhatej mes liderit frymor dhe parimeve. Ai nënë frymën e ndërtimit të identitares parimore ia doli ta imponoi veten e tij si identitare, Albinizmin!

Karantinimi i tij dha edhe sinorin, aksionin politik testprotesten me distancë sociale.

Ky sinor i brendshëm sikur edhe në rastin e largimit të shumë ish eksponentëve nga thyerja që prodhoi PSD-në edhe sot gjendet mes dy urash. Mjerisht inercioni turmë duket të jetë tashmë shtytja që do prodhoi kahjen edhe kësaj radhe. Sikur gjërat po duken prapë albinizmi është ura që do ecet edhe pse sinori çon në dy të tilla: albinizëm dhe parime. Meqë dështimi në qeverisje është i madh edhe reflektimi do duhej ta trajtonte braktisjen e parimeve me prioritet duke e vënë pikën mbi i.

A do të gabohet sërish?

Sido që të vije, hiri mbetet dëshmia e secilit zjarr!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close