Epilogu

Rita Ora joshëse me stil si të viteve të 70-a (Foto)

Ajo kurrë nuk dështon të duket joshëse edhe kur pozon jashtë qilimit të kuq.

Rita Ora ka tërhequr vëmendjen e mediave me pamjen në kohën kur ka arritur në ndejën e organizuar prej Cara Delevingnes, e cila është zhvilluar në Londër.

Hitbërësja e “Hot Right Now” dukej bukur me veshjen sikur të viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar.

Bukuroshja kishte të veshur një bluzë të kaltër me fyt, syze të mëdha dhe një fustan të gjelbër.

Kujtojmë se muajin e kaluar 27-vjeçarja udhëhoqi ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV EMA”, ku befasoi në qilimin e kuq duke u shfaqur me rrobdashëmber.

Kënga e saj e fundit “Anywhere” po pritet mirë prej publikut, të cilët deri më tani e kanë shikuar mbi 25 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version