fbpx
LajmeRozë

Rita Ora ka një mesazh për vajzat shqiptare: Sundoni botën, ju keni fuqinë për ta bërë këtë

Dita Ndërkombëtare e Vajzave ka sjellë reagimin edhe të këngëtares së njohur Rita Ora.

Teksa po zhvillohej një aktivitet në kuadër të kësaj dite në Kuvendin e Kosovës, kryetarja Vjosa Osmani, tregoi një video-mesazh që i ka dërguar artistja me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani falënderon Ritën duke theksuar se ajo shërben si inspirim për shumë vajza në Kosovë dhe jo vetëm.

Sot në Kuvendin e Kosovës organizuam Ditën Ndërkombëtare të Vajzave. Rita Ora na ka dërguar një mesazh enkas për vajzat e vogla që ishin aty. Faleminderit Rita që shërben si inspirim për shumë vajza në Kosovë e anekënd botës. Krenohemi me ty“, shkruan Vjosa Osmani.

Ndërkohë që këngëtarja e njohur Rita Ora u ka bërë thirrje vajzave shqiptare që të sundojnë botën në mënyrën e tyre, pasi kanë fuqinë për ta bërë këtë.

“Përshëndetje. Jam Rita Ora. Pavarësisht nëse vendos të bëhesh këngëtare, balerinë, atlete, piktore, aktore apo shkencëtare, mjeke, ti duhet të zgjedhësh rrugën që do të ndjekësh.

Kjo i ndihmon vajzat dhe gratë në Kosovë dhe në mbarë botën të besojnë tek vetja dhe të kuptojnë që i kanë aftësitë, njohuritë e duhura dhe fuqinë për të zgjedhur të ardhmen e tyre.

I jam shumë mirënjohëse familjes time dhe shoqërisë që më kanë mbështetur në përzgjedhjen time në karrierë deri këtu ku jam. Çdo ditë bëj sakrifica dhe planifikoj të vazhdoj kështu në mënyrë që të frymëzoj dhe motivoj jo vetëm veten por shpresoj dhe shumë vajza gjithandej. Vazhdoni përpara dhe sundoni botën në mënyrën tuaj. Dhe mbani mend ju keni fuqinë për ta bërë këtë”, ka thënë këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close