fbpx
LajmeRozë

Rita Ora krenare me titullin ‘Ambasadore Nderi e Kosovës’: Ishte një nga momentet më të mira të jetës sime

Ria Ora ka treguar edhe njëherë se sa krenare është që është shqiptare.

Rita Ora është një nga emrat shumë të dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm.

Emri i saj është lakuar shpesh lidhur me sukseset që ka arritur që nga fillimet e para të karrierës, e që po vazhdon tutje edhe sot.

Gjatë një interviste me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn ajo foli edhe njëherë për sukseset e saj, ri-theksoi se sa krenare është që është shqiptare dhe se titulli “Amabasadore Nderi e Kosovës” ka qenë një nga momentet më të mira të jetës së saj.

“Kam qenë gjithmonë entuziaste e të folurit kaq hapur e të pasurit titullin Ambasadore Nderi e Kosovës sepse ishte një nga momentet më të mira të jetës sime, sepse jam shumë krenare nga vij dhe prindërit e mi më kanë rritur duke folur shqip në shtëpi dhe me frymën e kulturës trashëgimisë dhe me këtë vjen krenaria, vendosmëria, disiplina dhe ti thjesht bëhesh më i vendosur nga ç’je, ndihem kaq e gëzuar që shoh artistë të famshëm që vijnë nga vendi im”, u shpreh ndër të tjera Rita./lajmi.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close