Këngëtarja shqiptare me famë botore, Rita Ora, ndodhet në Kenia për ditëlindjen e saj.
Për të shënuar ditëlindjen e saj të 27-të me ndjekësit e saj në Instagram, ajo e ka publikuar një fotografi të realizuar në natyrë.
Rita mban një gotë në dorë, ndërsa në prapavijë shihen kafshët.
“Sot 27 vjeçe”, ka shkruar këngëtarja pranë fotografisë së publikuar në Instagram.Ajo e ka publikuar edhe një video, në të cilën shfaqen pranë fëmijëve që këndojnë bashkë me të.
“Asnjëherë nuk më është kënduar një këngën në këtë mënyrë për ditëlindjen time. Shkova në qytetin e bukur Masai dhe ata ishin shumë mikpritës, ndërsa energjia dhe shpirti im nuk do të jenë më njësoj. Faleminderit. Ditëlindja më e mirë që kam pasur”, ka shkruar pranë videos.
Rita Sahatçiu Ora ka lindur më 26 nëntor 1990 në Prishtinë. Familja e saj u largua nga Kosova kur ajo ishte shumë e vogël dhe u vendosën në Londër.
Pikërisht në Angli, Rita arriti të ndërtonte karrierën e saj muzikore dhe të bëhej një yll botëror.