Epilogu

Riza Salihu eskalon: Vrasjen e Jusuf Gërvallës e ka bërë policia sekrete gjermane, ja dyshimet e mia

Vazhdon debati për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka. Pas rrëfimit që e ka bërë Ibrahim Kelemendi i cili ka akuzuar Riza Salihun si autor të vrasjes, ka ardhur rrëfimi edhe nga ky i fundit.

Salihu gjatë një interviste në emisionin “Zona B” në Klan Kosova ka thënë se Ibrahim Kelemdi ka gënjyer dhe shpifur, dhe gjitha ato që i ka thënë sipas tij janë dezinformata.

Ai ka mohuar kategorikisht të jetë i përfshirë në këtë vrasje, megjithëse pranon se është takuar disa herë me Jusuf Gërvalllan dhe po ashtu pranon se ka kontrolluar postat e tij dhe për këtë shkak ishte arrestuar asokohe nga policia gjermane.

“Postën e kontrollova sepse kisha dyshime se ata ishin në shërbim të agjencive inteligjente të Jugosllavisë”, ka thënë Saihu. Ai ka rrëfyer se atëherë ka udhëhequr një organizatë me emrin ‘Zëri i Kosovës’, transmeton Indeksonline.

Salihu u pyet shumë herë nëse ishte vrasi por insistoi se ai nuk e ka bërë një gjë të tillë,madje thotë se në kohën kur u vranë vëllezërit Gërvalla ishte në qytet tjetër.

“Kur ka ndodh vrasja kam qenë në Bremen të motra këtë e ka besuar edhe policia gjermane për shkak se kanë dëshmuar edhe gjermanët”, ka rrëfyer Salhiu.

Ai është shprehur i bindur se vrasjen e ka bërë policia sekrete gjermane. Sipas tij në momentin kur ishte arrestuar, policia i kishte thënë se Jusufi do të vritet dhe sipas tij vrasja ndodhi një vit më pas. Salihu tha se deri vonë ka pasur një zyre për përkthime nga gjuha gjermane në Prizren, ndërsa tani është i papunë. /Telegrafi/ https://telegrafi.com/riza-salihu-nuk-i-vrava-une-vellezerit-gervalla/

Exit mobile version