Emri i Riza Salihut është shumë i përfolur. Ai ishte burgosur për vrasjen e Jusuf Gërvallës por ishte liruar në mungesë të provave.
Së fundmi, Riza Salihu ka shkruar dhe akuzuar Tahir Zemajn. Ai e ndërlidhë emrin e tij me vrasjën e dy veprimtarëve të mëdhenj; Rexhep Malajt e Nuhi Berishës.
Ja postimi i plotë i tij:
Tahir Zemaj! S’ka lojë me të! E pat marrë përsipër të udhëheq akcionin e vrasjes së Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës në janar 1984. Dhe i vrau! S’ka lojë me të! Nejse. Por tash ajo që duhet të kuptoni këtu, e që kurrë kërkush nuk e ka thënë, është se vrasja e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës ka qenë e planifikuar (nga UDB-ja). Tash këtu ka dy gjëra që duhet të dihen: e para, pse u planifikua vrasja e këtyre dy personave, dhe e dyta, kush e ka nënshkruar urdhërin që ai plan të zbatohej. (Një shqiptar që po e dini për patriot të madh shqiptar, por që në Sërbi ka grada si oficer i sigurisë – “oficir bezbednosti”). Pyetne SIS-in që të ju tregon më shumë.