Robert de Niro ka zbuluar në një intervistë për RAI 1 një bëfasi që shumë pak kush e ka ditur, duke thënë se ka prejardhje shqiptare dhe italiane. Pavarësisht se ai nuk dëgjohet mirë çfarë thotë në intervistën e tij dhe përkthimit jo aq adekuat që bën prezantuesja, ai i ndërhyn asaj ku ajo e pyet për prejardhjen e tij italian.
De Niro i thotë se “është nga gjaku shqiptar dhe italian”.
Aktori ka thënë se për këtë janë të njoftuar edhe fëmijët e tij, por kjo intervistë mbetet që të zbardhët më shumë dhe të kuptohet ajo çfarë ka thënë aktori.