Igballe Rogova, nga Rrjeti i Grupeve të Grave, ka reaguar pas sjelljes që kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tregoi ndaj një zonje nga Shqipëria, të dielën.
Haradinaj ka larguar zonjën me dhunë nga foltorja, gjatë ceremonisë së shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Duke e parë një reagim të tillë, Rogova ka thënë se Haradinaj ka treguar dominimin patriarkal, që ekziston ende.
Për më tëpër, udhëheqësja e Rrjetit të Grave, në një intervistë në emisionin Frontal, në T7, ka thënë se dyshon se të njejtin reagim Haradinaj e ka edhe në familjen e tij.