Një rast i rrahjes mes disa vajzave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjilan ku njëra prej tyre ka pësuar lëndime trupore.
Rasti për Insajderin është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Sipas Ismet Hashanit, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit ngjarja ka ndodhur në ora tre të mëngjesit, ku njëra ka pësuar lëndime si dhe një tjetër është intervistuar nga policia.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit ku ka pasur një përleshje fizike mes disa vajzave. Njëra prej tyre është ankuar në Policinë e Kosovës e cila po ashtu ka pësuar lëndime të lehtë trupore, ndërkaq një grua tjetër është intervistuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Hashani.