fbpx
Lajme

Rrahje masive në kryeqytet, shikojeni si grushtohen grupet mes veti (Video)

Një rrahje masive ka ndodhur pasditen e së martës në rrugën “B”, në Prishtinë.

Disa persona janë përleshur fizikisht në mes të rrugës, duke u grushtuar fortë mes veti.

Dëshmitarët thonë për Indeksonline se personat që janë përfshirë në këtë rrahje masive kanë dalë nga veturat e tyre dhe menjëherë kanë nisur të godasin njëri tjetrin për motive ende të panjohura.

Sipas dëshmitarëve, të dyshuarit me veti kanë pasur edhe armë zjarri porse ato nuk i kanë përdorë ndonëse i kishin ekspozuar para qytetarëve.

Indeksonline ka kontaktuar me Policinë e Kosovës të cilët e kanë konfirmuar rrahjen.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës ka thënë se rasti ka ndodhur në orën 16 e 30 minuta në rrugën “B” ndërsa njësitet përkatëse policore menjëherë i janë përgjigjur thirrjes.

Ajo tha se në rrahje janë përfshirë disa persona ndërsa një prej tyre është shoqëruar në stacion të policisë ku po intervistohet./Indeksonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close