Epilogu

Rrëfim i padëgjuar më parë: “Shënjestra ishte Albin Kurti” ja kush e shpëtoi Kurtin nga plumbi

jë rrëfim i padëgjuar më parë, për protestën e 20 shkurtit të vitit 2007, ku humbën jetën dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, e ka dhënë gazetari Xhevdet Pozhari.

Pozhari shkruan në një postim në Facebook, se shënjestra kryesore nuk ishin ata dy aktivist, por ishte lideri i LVV-së, Albin Kurti.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Me 10 shkurt, 2007, në protestën më të madhe të pasluftës, u vr anë Mon Balaj dhe Arben Xheladini. Sot ideali i tyre është afër jetësimit.

Por, pak kujt i kujtohet se shënjestra ishte Albin Kurti. Dhe, do të ndodhte edhe një tragjedi tjetër nëse luftëtari i tre luftërave të UÇK-së, Sali Zyba, nuk do të ndërhynte t’ia rrëmbente armën policit rumun para se ajo të shkrepte mbi shënjestrën, njeriun që tash është kryeministër i Kosovës.

Kjo është e faktuar edhe me shkrime të raportuesve të asaj kohe… Jo rastësisht Sali Zyba mbanë nr 110 në listën e VV-së. Simbolikisht, e ruan shpinën e 1-shit dhe të gjithë të tjerëve.

Në një debat ku isha pjesëmarrës dhe talleshin me potencialin e ndërhyrjes së VV-së për të shtrirë autoritetin shtetëror në veri, një debatues e thumboi tjetrin: Hec bre se ti ke me e çliru veriun se je kon në e 3 luftëra të UÇK-së! Unë heshta, anipse isha i pranishëm në studio.

Doja t’iu them se VV e ka njeriun që ka qenë ushtar i tre luftërave të UÇK-së, Sali Zyben – pasi mendonin se njeri i tillë nuk ekziston!

Por, mu kujtua modestia e tij dhe kërkesa që kurrë mos ta lartësoj shkaku i meritave të luftës!

Zgjodha të heshti atë natë, por jo edhe sot kur përkujtohet fillimi i rrugëtimit të përgjakshëm të disa të rinjve që ishin të gatshëm të vdesin për ideal.

Të rinj të dikurshëm që sot janë maturuar dhe nesër pritet ta udhëheqin shtetin! Më fal, Sali! Të tradhtova kësaj here me këtë rrëfim.

Exit mobile version