Ish këshilltari i Kadri Veselit z. Shkëlzen Dragaj ka treguar një ngjarje interesante e cila kishte ndodhur gjatë fillimit të Konferencës së Rambujesë. Ai ka treguar për rrëfimin e një personaliteti i cili ishte i përfshirë në këto negociata.
Po ju sjellim postimin e plotë:
Nje personalitet i perfshire ne negociatat e Rambujes, na e pat kallxu nje moment interesant te atyre diteve – si nje shembull tregues per momentumin ne te cilin gjindej Kosova, ndoshta me te rendesishmin per Kosoven ne 100 vjet okupim. Gjate mbajtjes se Konferences per Kosoven, afer keshtjelles kane protestu kurdet, duke kerku zgjidhje per kombin e tyre. Ideja e protestuesve ishte se ne ate keshtjelle po vendosej per shume tema, e ndoshta edhe per ta, nga politika botnore. Por, ne fakt vendosej vetem per neve. Qe nga ajo kohe, Kosova me gati 2 milione banore eshte shtet i pavarur me aspirata per te qene pjese e BE-se, ndersa kurdet, qe jane rreth 40 milione edhe sot perpiqen me konflikte te fitojne ate qe dojne.