Epilogu

Si bën pazarë ushtarët serbë me kokat e fëmijëve shqiptarë, ushtari serb tregon si mbeti pa kokë 3 vjeçari nga Klina

Veprimtari Bardhyl Mahmuti ka botuar librin “Eskadronët e vdekjes”. “Eskadronët e vdekjes” është një roman që duhet ta lexojë çdo person që ka përjetuar luftën në Kosovë apo që dëshiron të mësojë se çka ka ndodhur në Kosovë gjatë zbatimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve.

Libri tregon për krimet serbe në Kosovë. Brenda librit ka fakte të pakontestueshme dhe rrëfime të kriminelëve serb për luftën e Kosovës.

Një ngjarje tmerrësisht kriminale do ta sjellim tani. Një ushtar serb i është rrëfyer një gazetari serb për krimet në Kosovë. Gazetari serb vazhdimisht ka akuzuar shtetin serb për krimet në Kosovë.

Ushtari Rade M i njohur ndryshe si “Borisi”, i cili ishte tankist dhe i dekoruar në luftën e Kroacisë dhe Bosnjës, ishte dërguar edhe në Kosovë. Ai rrëfeu ngjarjen tronditëse të ndodhur në Klinë me një fëmijë 3 vjeçar.

Rrëfimi tronditës i ushtarit serb;

“Kur ndërpriteshin bombardimet, vërsulej këmbësoria dhe eskadronët e vdekjes të “Beretave të kuqe”, të “Akrepave”, të “Tigrave”, të “Çakejve”, të “Grerëzave të verdha”, dhe të “Kninxhave”. Për ata që duhet të vdisnin, eskadronët e vdekjes i kishin duart e lira të zgjidhnin formën e vdekjes që do të zbatonin. Në kohë kur bëhej ndarja e njerëzve në dalje të një fshati në Klinë, Cërni nga Z. iu afrua një burri të moshuar, që mbante në krahë një fëmijë 3-4 vjeç. Ia shkuli fëmijën nga krahët dhe me thikën në fytin e fëmijes i kërkoi 20 000 marka gjermane, që ta linte të gjallë. I thyer dhe nga pafuqia për të mbrojtur fëmijën, shqiptari nxori 5000 marka, aq sa kishte. Cërni e kapi fëmijën prej flokësh dhe ia preu kokën. “5000 marka janë të mjaftueshme vetëm për trupin. Koka vlen më shumë” – tha duke kaluar pranë fshatarëve të tjerë me kokën e fëmijës në dorën e majtë, ndërsa lëpinte thikën e përgjakur. Si i çmendur, kërkoi të nxirrnin çdo gjë me vlerë që i kishin fshehur, përndryshe të gjithë do t’i shkonte në thikë. Shpërthyen klithje të shumta; njerëz që u binte të fikët, nëna që shtrëngonin fëmijët dhe ishin të gatshme t’i kthenin në barkun e tyre për t’i mbrojtur. Të gjithë i pushtoi përdata”

Exit mobile version