Stuardesja Ximena Suarez (28), është një nga gjashtë personat që i ka mbijetuar rrëzimit të aeroplanit, në të cilin gjatë vitit të kaluar humbën jetë pothuajse i gjithë klubi futbollistik nga Brazili.
Gjatë një interviste dhënë për të përditshmen “El Pais”, ajo ka thënë se beson se e ka “shpëtuar Perëndia dhe se për këtë ekziston një arsye”.
Ishte 29 nëntori i vitit të kaluar kur u rrëzua aeroplani 17 kilometra larg vendi nga ku ishte nisur, ndërsa Suarez këtë ditë e konsideron si ditën kur kishte lindur për së dyti. Në këtë tragjedi kishin humbur jetën 71 persona, kurse me “vullnetin e Perëndisë”, siç shpjegon ajo, gjashtë persona kanë shpëtuar.
“Njerëzit më kanë lakmi, thjesht më shohin si njeri me fuqi mbinatyrore. Më thonë se jam “fatlume që kam shpëtuar”, por kjo për mua nuk është fat, por vullneti i Perëndisë dhe natyrisht se më vjen keq që kam humbur kolegët”, ka deklaruar stjuardesa boliviane duke shtuar se të mbijetuarit i konsideron vëllezër, pasi i lidh trauma e njëjtë nëpër të cilën kanë kaluar.
Për faktin se kanë mashtruar vdekjen, Suarez beson se i ka shpëtuar Perëndia me një qëllim të caktuar – që t’i ndihmojnë të tjerët. Pikërisht për këtë, ajo pranon se në të ardhmen dëshiron të merret me diçka që do të ndihmonte të tjerët, dhe deri më tani ka mbajtur disa fjalime motivuese, dhe ka shkruar një libër për tragjedinë. Megjithatë kjo tragjedi i përket të kaluarës.
“Dëshiroj sërish të fluturoj. Është ëndrra dhe frika ime më e madhe”, ka deklaruar, ndërkaq e pyetur nëse do t’i rikthehet punës ajo tha se varet nga terapeuti dhe psikologu.
Atë fluturim e përshkruan si të qetë deri në momentin e kobshëm, duke shtuar se beson se pilotët kanë bërë gjithçka që të shpëtojnë të gjithë pasagjerët. Por, është interesant se si ajo vetëm disa momente para rrëzimit kishte shkuar në pjesën e pasmet të aeroplanit, sikur ta kishte ndjerë që vdekja po u afrohet.
Por, edhe pse si stjuardese është e përgatitur dhe trajnuar për situata të tilla, ajo thotë se ai moment nuk ishte i lehtë për të. Pranon se skenat e tmerrshme vazhdojnë ta ndjekin edhe në ëndrra. Ajo thotë se është sot, një vit nga tragjedia, nuk mund të flejë dhe detyrohet të pi barna për gjumë.
“Nganjëherë kam makthe. Nuk mund të flejë. Jam munduar të heq dorë nga barnat, por nuk po mundem sepse po zgjohem natën e frikësuar. E di që fatkeqësitë ndodhin, por e di se edhe e fortë duhet të jem”, ka shtuar për fund Suarez.
Aeroplani me 77 persona që transportonte klubin futbollistik nga Brazili ishte rrëzuar më 29 nëntor në pjesën qendrore të Kolumbisë. Aeroplani po fluturonte nga Sao Paolo nëpër Bolivi në Medeline të Kolumbisë, ku ky ekip është dashur të luaj në kupën e SUD Amerikës. Aty kishin humbur jetën 71 persona, në mesin e tyre 19 futbollistë dhe 21 gazetarë.