Kryetari Agim Bahtiri ishte senzacioni i zgjedhjeve të vitit 2013. Ai u zgjodh kryetar i Mitrovicës. Ai premtoi jashtëzakonisht shumë. Premtoi 15 mijë vende të reja të punës. Në një emision në Interaktiv, ai gjatë fushatës kishte premtuar se do ta hap një fabrikë të kërpurdhave e cila deri më tash nuk ekziston në Evropë, por vetëm në Azi.
Premtimet joshëse të tij duket se ia kanë ndryshuar mendjen qytetarëve të cilët e kanë votuar. Ai premtoi se çdo familje në Mitrovicë do ta ketë nga një të punësuar nga ai. Ai deklaroi se e ka lincenën i vetmi në Evropë për këtë lloj të veprimtarisë së kërpurthave, duke theksuar se bashkë me investitorët nga Kina, Japonia dhe Korea e Jugut do t’i hap 15 mijë vende të punës. Asnjëra nga këto nuk ka ndodhur për dy mandate qeverisëse, edhe pse i premtoi në vitin 2013.
Shikojeni videon: