Epilogu

Rrenat e Faton Pecit: Në kohën e Blerand Stavilecit të PDK-së u mbollën 103 hektarë me grurë, në kohën e Pecit 74 mijë hektarë

Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar një video që ekspozon gënjeshtrat e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci në lidhje me mbjelljen dhe prodhimin e grurit.

Mehmetaj ka treguar se si të dhënat zyrtare të raportit të ministrisë, tregojnë se ai është ministri me rezultatet më të dobëta për mbjelljen dhe prodhimin e grurit, teksa ka publikuar edhe disa fotografi.

“Gënjeshtrat e frikshme të Faton Pecit…

Në videon më poshtë e keni të dokumentuar se si Faton Peci gënjen edhe kur është në pyetje buka e gojës dhe del se të vetmin rekord që e ka thyer ky njeri është rekordi i rrenave në publik.

Të dhënat zyrtare të raportit zyrtar të ministrisë, të nënshkruar nga vetë Faton Peci, konfirmojnë se ai është ministri me rezultatet më të dobëta për mbjelljen dhe prodhimin e grurit.

Ky njeri nuk është veç rrenc nacional, po edhe rrezik kombëtar” – ka shkruar gazetari.

Video e plotë më poshtë:https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flirim.mehmetaj%2Fvideos%2F1112485930755493%2F&show_text=true&width=267&t=0

Exit mobile version