fbpx
Lajme

Mossad zbarkon në Prishtinë, futbollistëve u ofrohet siguri edhe nga snajperët 

Kosova do të jetë nikoqire e Izraelit në ndeshjen e parë të izraelitëve pas fillimit të konfliktit me Hamasin.

Kombëtarja e Kosovës do të presë Izraelin në “Fadil Vokrri” të dielën. Kjo përballje i takon kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, kjo ndeshje ishte e paraparë që të zhvillohej më 15 tetor, por që u shty për 12 nëntor shkaku i konfliktit.

Gazetari nga mediumi izraelit “Sport5”, Moti Pashkatsky, i cili ndodhet në kryeqytetin e Kosovës, ka raportuar se i është konfirmuar nga Policia e Kosovës se “ndeshja e së dielës do të jetë me sigurinë më të madhe ndonjëherë në Kosovë dhe se policia kosovare ndjenë përgjegjësi kombëtare që janë të parët që do ta presin Izraelin që u  përfshi në luftë muajin e kaluar”.

Për mediumin në fjalë u bë e ditur gjithashtu se do të ketë snajperë që do të përkujdesen për sigurinë e ekipit të Kombëtares së Izraelit gjatë seancës stërvitore nesër, por edhe gjatë ndeshjes.

Sport5” shkroi se përveç futbollistëve, delegacioni izraelit përfshin edhe anëtarë të stafit dhe përfaqësues të Federatës, si dhe një numër të madh personeli sigurie të fshehtë, privat dhe të jashtëm, anëtarë të Shin Bet, Mossad dhe forcave speciale.

Ekipi i Izraelit ka mbërritur sot në Prishtinë, gjithashtu nën masa të rrepta sigurie.

Ndeshja do të zhvillohet sot me fillim prej orës 20:45.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close