Materialistët jetojnë jetë të palumtur- dhe janë më të këqinj për njerëzit rreth tyre. Duket se mediat sociale po ndihmojnë për sjellje materialiste. Këto gjetje janë shpalosur në një intervistë që Shoqata Amerikane e Psikologjisë (postuar në 2014-ën) me psikologun Knox College Tim Kasser, hulumtimi i të cilit fokusohet në materializëm dhe mirëqenie.
Materialistët janë njerëz të pikëlluar, të tmerrshëm:
Hulumtimet tregojnë se materialistët trajtojnë të tjerët në mënyra më konkurruese, manipuluese dhe egoiste, si dhe janë më pak empatikë .
Materalizmi shoqërohet me nivele më të ulëta të mirëqenies, sjellje më pak pro-sociale ndërpersonale, sjellje më shkatërruese ekologjike dhe rezultate më të këqija akademike. Ajo gjithashtu është e lidhur me më shumë probleme si shpenzimi dhe borxhi.
Kemi gjetur se sa më shumë njerëz kanë përkrahur materializmin aq më shumë kanë përjetuar emocione të pakëndshme, depresion dhe ankth, aq më shumë kanë raportuar probleme fizike shëndetësore, si probleme të stomakut dhe dhimbje koke. Ata më pak përjetuan emocione të këndshme dhe ndjehen të kënaqur me jetën e tyre, vox.com, transmeton Express.
Njerëzit bëhen më materialistë kur ndihen të pasigurt:
Hulumtimet tregojnë për dy grupe faktorësh i bëjnë njerëzit të kenë vlera materialiste. Së pari, njerëzit janë më materialistë kur janë të ekspozuar ndaj mesazheve që sugjerojnë se këto veprime janë të rëndësishme … Së dyti, dhe disi më pak e qartë – njerëzit janë më materialistë kur ndihen të pasigurt ose të kërcënuar, qoftë për shkak të refuzimit, frikës ekonomike apo mendimeve të tyre për vdekjen.
Materializmi është i lidhur edhe me përdorimin e mediave sociale:
Një studim i të rinjve amerikanë dhe arabë zbuloi se materializmi është në rritje prej përdorimit të rrjeteve sociale. Kjo ka kuptim, pasi shumica e mesazheve të mediave sociale gjithashtu përmbajnë reklama, transmeton Express.
Shumë psikologë mendojnë se materialistët janë të pakënaqur, sepse këta njerëz i lënë pas dore nevojat e tyre të vërteta psikologjike.