Epilogu

Rron Gjinovci: Populli i Kosovës ndjehet i çliruar nga mos prania e Hashim Thaçit në Kosovë

Rron Gjinovci, aktivisti i shoqërisë civile i cili e ka shpreh publikisht simpatinë për diktatorin Tito dhe për kryeministrin Albin Kurti, kishte folur edhe për arrestimin e ish presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale, me një gëzim të madh.

“Duhet ta themi një gjë, populli i Kosovës ndjehet i çliruar nga mos prania e tij tashmë në Kosovë në aspektin politik të fjalës. Njerëzit janë lodhë shumë nga të bëmat e tij dhe të vartësve të tij në Kosovë,” ishte shprehur Rron Gjinovci në emisionin “Krasta Show” të Syri TV.

Ai tutje vazhdon ta vë Hashim Thaçin në thumb, duke thënë se “nuk duhet zënë për t’madhe qytetarëve të Kosovës që ata ndjejnë një ndjenjë të çlirimit nga mos prania e tij tashmë në Kosovë,” kishte thënë Rron Gjinovci.

Exit mobile version