fbpx
Lajme

Rruga me të cilën u mburr LVV-ja, bëhet “pifti” nga shiu

Ende nuk janë mbushur dy muaj që kur Lëvizja Vetëvendosje u lavdërua me shtrimin e disa metrave asfalt në disa fshatra të komunave në veri. Por, vërshimet duket se e kanë shkatërruar njërën nga këto rrugë.

Pamjet e publikuara nga faqja “Mitrovica Sot”, tregojnë rrugën e shkatërruar në fshatin Dedin.

“Kjo është gjendja e rrugëve qe u asfaltuan para një muaji në fshatrat veriore të Mitrovicës, konkretisht Fshati Dedi.” – thuhet në fotografitë e publikuara nga kjo faqe.

Ndërkohë, pikërisht me këtë rrugë, ishte lavdëruar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, duke thënë se: “…si asnjëherë më parë po rregullohet infrastruktura për qytetarët e asaj ane.”

Ndërkohë, edhe llogaria e LVV-së në Facebook ishte mburrur me shtrimin e këtyre rrugëve.

“Për herë të parë Qeveria shtron rrugët që lidhin fshatrat në veri të vendit.” – thuhej në një postim të këtij subjekti politik.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvetevendosje%2Fposts%2Fpfbid0pWZrzCwhHywSoa5imnwp351oT6zuiAocpWqeNsdqSUSr8d81gfMR6gSSjsVFax4Gl&show_text=true&width=500

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close