fbpx
Lajme

Rrustemi: Sistemi i drejtësisë në të kaluarën është dashur ta mbrojë shpinën nga politika

Sistemi i drejtësisë në Kosovë është ndodhur shpeshherë në pozitën “sendviq”, ku në njërën anë ka qenë politika zyrtarë e cila s’ka pasur interesim ta luftojë korrupsionin dhe në anën tjetër e ka pasur përgjegjësinë që ta luftojë korrupsionin, ka thënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi.

Duke folur në “Interaktiv” të KTV-së të enjten rreth funksionalizimit të Gjykatës Komerciale, Rrustemi ka thënë se sistemi i drejtësisë në të kaluarën është dashur ta mbrojë shpinën nga politika, ndërkaq tani e ka mbështetjen e plotë për ta luftuar korrupsionin.

“Sistemi i drejtësisë është ndodhur shpeshherë në një pozicion sendviq, në njërën anë politika zyrtare s’ka qenë e interesuar ta luftojë korrupsionin e në anën tjetër i ka pasur përgjegjësitë për ta luftuar korrupsionin. sistemi i drejtësisë është dashur të mbrojë dhe shpinën nga politika e në anën tjetër ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, aktualisht ë ka mbështetjen e plotë për ta luftuar krimin dhe korrupsionin”, ka thënë Rrustemi.

Sipas tij, themelimi i Gjykatës Komerciale, e shkarkon ngarkesën në sistemin gjyqësor ku mesatarja e trajtimit të një rasti pronësor e civil ka shkuar nga 8-10 vjet.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close