Epilogu

Rubin: Jam interesuar për akuzat ndaj Thaçit, kishte thashetheme që asnjëherë s’janë konfirmuar

Ish-diplomati amerikan, James Rubin, i cili ka shërbyer edhe si asistent i i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështje Publike në kohën e presidentit Bill Clinton dhe zëdhënës i State Departamentit, në një intervistë për Real Story të gazetarit Sokol Balla, ka folur për publikimin e aktakuzës kundër presidentit, Hashim Thaçi, nga Prokuroria e Hagës.

I pyetur se sa beson se Hashim Thaçi ka kryer krime para, gjatë dhe pas luftës, Rubin ka thënë, se gjithmonë është interesuar për akuzat që janë lëshuar në adresë të presidentit të Kosovës, por potencon se të tillat kanë mbetur gjithmonë në nivel thashetheme dhe asnjëherë s’janë konfirmuar.

Rubin ka thënë se pret fakte, pasi që thotë se beson vetëm në atë që sheh.

Ai ndër të tjera ka thënë se do të jetë krenar për miqësinë me presidentin Thaçi .

“Shikoni, unë mund të gjykoj vetëm atë që shikoj, mund të gjykoj vetëm ata që njoh. Sa herë një person përballet me akuza nga shërbimet sekrete, unë i pyes a keni ndonjë informacion të ri për akuzat që i janë bërë kundër Hashim Thaçit. Gjithmonë i pyes, sepse dua të di faktet. Dhe s’kam dëgjuar që këta njerëz të flasin për informacione të reja. Kam qenë në qeveri, dhe informacione të tilla gjithmonë kanë qenë thashetheme, asnjëherë s’janë konfirmuar. Nuk mendoj që njerëzit që lëshojnë akuza janë të saktë, unë pres fakte dhe besoj që do të jem krenar me miqësinë time me Hashim Thaçin edhe në ditët e sotme”, ka thënë Rubin, shkruan Express.

Rubin tha se “nuk më takon mua të them se cilët janë drejtuesit e Kosovës”. “Unë bie dakord me realitetin. Thaçi është President i Kosovës dhe unë kam parë në të kaluarën një njeri me të cilin mund të kem marrëveshje, është i suksesshëm të menaxhojë kompleksitetin e diplomacisë ndërkombëtare si ruse, amerikane. Kjo nuk është diçka e lehtë për t’u menaxhuar dhe pjesa më e madhe e njerëzve gjithmonë marrin një pozicion ekstremist që nëse marrin gjithçka që duam atëherë nuk kemi pse bëjmë kompromis. Këta janë njerëzit që unë nuk pëlqej shumë në politikë. Nuk i pëlqej as në Amerikë, as në Kosovë. Njerëz që bëjmë premtime të mëdha, jo realiste, imagjinojnë pjesën tjetër
që do të dorëzohet dhe ne do të marrim gjithçka. Kjo është ajo ëndërr që i fut në telashe.
Kushdo të jetë drejtues i Kosovës unë shpresoj të mos jetë një i tillë dhe shpresoj që populli i Kosovës të ketë një lider me realizëm, diplomaci dhe aftësi”, tha ai. /j.p/

Exit mobile version