Rubin: Strategjia e SHBA-së kundër Millosheviqit varej nga kryengritësi Hashim Thaçi
Ish zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit z. James Rubin, i cili është bashkëpunëtori më i afërt i Sekretares Medllin Ollbrajt, në librin e tij “Si e fituam luftën – kujtimet e një protagonisti nga Rambuje deri në fund të luftës në Kosovë”
Ai, pas luftës në këtë libër flet edhe për Hashim Thaçin duke thënë:
Pasi e tërë strategjia amerikane për t’i bërë presion Millosheviqit tash varej nga ky kryengritës misterioz, Ollbrajt më tha të punoja me Thaçin. Pjesa tjetër e Delegacionit shqiptar tashmë e kishte bërë të ditur se ata do ta përkrahin çdo gjë që vendoste ai. Nëse ai pajtohej, ne mund të vazhdonim. Nëse jo, ne duhet përsëri të ktheheshim nga pika e parë, prej atje ku ishim nisur. Thaçi dhe unë shëtisnim nëpër kompleksin e kopshteve me skulptura në oborrin e Kështjellës. Pimë kafe së bashku në dhomën që ishte dedikuar për të drekuar. Bisedonim nëpërmjet përkthyesit për filmat amerikanë, për modën italiane, për gjithçka që më binte ndërmend. Ai më rrëfente se si kishte filluar si një lider i protestave studentore, mirëpo pastaj ishte zhgënjyer nga të gjithë ato dhe kishte ndihmuar në formimin e UÇK-së. Në tërë atë kaos të ministrave të jashtëm, të diplomatëve dhe të zyrtarëve ushtarakë aty brenda, dhe të gazetarëve që prisnin jashtë, ne zhvilluam njëfarë miqësie. Thaçi ishte i ri, nervoz, dhe shumë herë na thoshte se frikësohej se serbët do ta vrisnin mu aty, në Kështjellë. Unë i thashë atëherë se deklaratat e tilla vetëm do të bënin që ai të dukej paranoik. Shqipëtarët e tjerë shpeshherë nuk pajtoheshin me të, duke thënë se ai ishte tepër emocional dhe i papërvojë. Ndoshta edhe ishte ashtu, por prapë ata nuk do të merrnin asnjë vendim pa të.