Epilogu

Rubin – Thaçit: Merri këta tre numra, mbaj mend e mos i shkruaj askund, telefono kur ke nevojë për SHBA-të

Disa dokumente sekret janë deklasifikuar nga koha e Rambujesë që i janë dërguar Shtëpisë së Bardhë. Në ato dokumente tregohet se si James Rubin e përgadiste Thaçin për atë që mund të ndodhë pas bombardimeve të NATO-s. Në dokumentet të cilat tanimë janë publike dhe janë përkthyer në shqip, Blendi Fevziu tregon në librin e tij se;

Sipas këtyre dokumenteve të deklasifikuara thuhej se “Rubin i kishte kërkuar Thaçit që të mbante përmendësh tre numra telefoni që do të ishin shumë të rëndësishëm për të në momente kritike në luftë. Tre numra që nuk duhej t’i shënonte askund, por që do t’i kujtonte sahere të kishte nevojë për SHBA-të“.

Diplomati amerikan dhe njeriu më i afërt i ish Sekretarës Ollbrajt, poashtu tregoi në një intervistë se;

E mbaj mend se isha kritikuar nga pjesëtarë të shërbimit të jashtëm amerikan dhe nga gazetarë, se i kishim vënë të gjitha “bastet” në UÇK-në dhe Hashim Thaçin. Kishte prej atyre që thoshin se po bënim gabim të madh, se duhej ta përkrahnim Rugovën. Por, përgjigjja që përsëri e them ishte se ne apo unë bashkëpunuam me Hashim Thaçin, sepse delegacioni kosovar e zgjodhi atë udhëheqës të delegacionit. Unë nuk e zgjodha, por ata. Ndërsa, ne e kishim strategjinë që të bashkonim Evropën kundër Serbisë, duke bindur kosovarët që të thoshin “Po” dhe Serbia të thotë “Jo”. Dhe kjo strategji funksionoi vetëm sepse Hashim Thaçi ishte mjaft i mençur sa të nënshkruante Marrëveshjen e Rambujesë dhe serbët jo. Shumë lehtë ka mundur të ndodhë që kjo të mos bëhej. Lehtë ka mundur të ndodhë që e tëra të shembej.

Exit mobile version