Adnan Merovci, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova ka treguar për “Oral History Kosovo” për një ngjarje interesante mes tij, Albin Kurtit dhe Bujar Dugollit.
Ja rrëfimi i plotë:
Involvimi i Shqipërisë kish qenë katastrofë prej neve dhe une prej kësaj distance kohore, dy sende i them. Një, pjesëmarrja e Kosovës në “Dejton” që atëherë jom çmend e kom pa që gabim kish me qenë dhe e dyta, në ni kohë dhe n’periudhë Sali Berisha ka thanë, “Nëse ndodhë vrasje e masakra e luftë në Kosovë do t’reagojmë si ni popull”. Kështu ka qenë e Sali Berishës. Dhe edhe atëherë une jom çmend si nuk po intervenon Shqipnia krejt, domethanë po t’flas me ni, me ni eufori, me ni mendim euforik.
Por, tash po e shoh që përfshirja e Shqipërisë n’luftë kish qenë shumë në dam të Kosovës sepse mandej ish trajtu si luftë… edhe Këshilli i Sigurimit, a e din çfarë disponimi ka pasë, e ka e na i dimë ato gjana. Ky ka qenë ni projekt amerikan dhe erdhëm deri te viti ‘97. ‘97 me 1 tetor studentat në protesta, para “1 Tetorit” 1 tetor. Para “1 Tetorit” vjen për ta taku Ibrahim Rugovën, Albin Kurti, vjen për ta taku Bujar Dugolli, Driton Lajçi, Muhamet Mavraj, osht’ edhe ni i pesti që s’po m’kujtohet emri dhe dojnë me taku Rugovën.
Une i fus ata brenda dhe hy te Rugova edhe i thom kështu, kështu, une e disha programin që ka edhe takime tjera tha, “Adnan, thuju le t’vijnë nesër” dhe dal une i thom Bujarit edhe Albinit, kta dy, me kta dy kom komuniku i thom, “Nesër do t’takoheni sepse…” ky Bujari insistonte thonte, “Jo, na po dojmë qitash me u taku”. Edhe n’atë formën pak agresive, kishe dojmë me hi edhe s’mun me pa pengu kerkush. Dhe tha, “Jo, na po dojmë me hie” thashë, “Jo, me hi s’mundeni ju ashtu,” tha “A po na pengon ti a?” Thashë “Po…” thashë, “për ata që dojnë me hie pa leje une jom këtu me i pengu ata” tha, “Po na po dojmë me takue”, thashë, “Kond po doni? A mu a Ibrahim Rugovën?” Tha, “Ibrahim Rugovën” a thashë, “Mos po doni mu me m’taku” thashë, “Me m’taku mu e vendosi une, me taku Ibrahim Rugovën vendosë ai. Ai ka vendosë nesër me iu pranu dhe une jom këtu për mbarvajtje të takimit nesër. Ejani nesër!”
E ka kapë për setre Albini tha, “A p’e sheh që njeri po t’thotë që takimi osht’ nesër”. Janë kthy edhe janë ardhë nesër n’takim. Dhe Rugova osht’ mundue veç me e shty për ni kohë ka thanë, “Pritni edhe ni kohë”. Por ata nuk kanë ndëgju mandej me të parin… dhe nuk ka pasë asgja t’keqe këtu.
Rugova i ka përshëndetë, i ka përkrahë nuk ka qenë n’kuptimin as deklarativ kundër. Por, definitivisht protestat
e 1 tetorit në vitin 1997 kanë qenë ni reagim, jo edhe veç kundër Serbisë, jo edhe vetëm kundër
shtëpive, fakulteteve, jo edhe ndërtesat që nuk u bon e nuk u lirunë, e ku ta di unë, pse n’përgjithësi
arsimi.