Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova,ka thënë se të gjithë pajtohen që LDK duhet të reforomohet, por, sipas tij ky ndryshim duhet të vijë vetëm nga brenda dhe assesi i porositur nga jashtë.
Përmes një postimi në Facebook, Rugova, tha se LDK është e vetmja parti vërtet demokratike, prandaj nuk na duhen kopallat e porositura nga kuazi partitë politike dhe as pallavrat e analistëve që me honorar shesin mend në TV.
“Stop koketimeve dhe punës rrënuese kundër shtëpisë tonë të përbashkët. Flirtimi dhe bashkërendimi i veprimeve me njerëz jashtë partisë, sidomos me eksponentë të partive tjera, kinse në emër të ndryshimit dhe reformës është tradhti e çdo vlere dhe parimi që Presidenti Rugova ka instaluar dhe që LDK e ka ruajtur me fanatizëm këto tridhjetë vite”, ka shkruar Rugova.
Ky është postimi i plotë i Rugovës:
Të gjithë pajtohemi që LDK duhet të reformohet, por ky ndryshim duhet të vijë vetëm nga brenda dhe assesi i porositur nga jashtë.
Stop koketimeve dhe punës rrënuese kundër shtëpisë tonë të përbashkët. Flirtimi dhe bashkërendimi i veprimeve me njerëz jashtë partisë, sidomos me eksponentë të partive tjera, kinse në emër të ndryshimit dhe reformës është tradhti e çdo vlere dhe parimi që Presidenti Rugova ka instaluar dhe që LDK e ka ruajtur me fanatizëm këto tridhjetë vite.
LDK është e vetmja parti vërtet demokratike, prandaj nuk na duhen kopallat e porositura nga kuazi partitë politike dhe as pallavrat e analistëve që me honorar shesin mend në TV.
LDK gjithnjë ia del, LDK është e vetmja që nuk bën aventura me të ardhmen e Kosovës.