fbpx
Lajme

USAID për Rend dhe Ligj: Në kohën e Hotit Kosova në vendin e 23 në botë, në kohën e Kurtit e 31

Për herë të dytë raporti i Drejtësisë Botërore i financuar nga USAID ka bërë matje edhe në Kosovë – dhe rezultatet janë jashtëzakonisht të mira krahasuar me rajonin, por edhe me pritjet shkaku i retorikës së errët të partive populiste.

Sa i përket “Rendit dhe Sigurisë” për vitin 2020, Kosova u rendit në vendin e 25 në Glob, ku ishin të matura edhe 127 vende të tjera, përcjell Periskopi. Kjo ishte koha ku në krye të Qeverisë ishte Avdullah Hoti i LDK-së. Sa i përket kontrollimit efikas kundër krimit Kosova ishte renditur në vendin e 29 në botë. CRIME IS EFFECTIVELY CONTROLLED.

Për vitin 2021, nën Qeverinë Kurti kanë ndryshuar pak statistikat. Tani Kosova është në pozitën e 31 në botë për Rend dhe Ligj, ndërsa sa i përket krimit është e 37.

Nota e Kosovës është jashtëzakonisht e lartë dhe shkon në 0,84, gati e afërt me vendet me demokracitë më të zhvilluara në botë.

Sa i përket rajonit, Kosova rendit e dyta nga 14 vende të numëruara.

Para Kosovës janë vende si Britania e Madhe, Holanda, Australia, Danimarka e Norvegjia.

Ndërkohë që Kosova ka lënë prapa vende si Spanja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Belgjika etj.

Shikojeni raportin e plote te 2020: https://worldjusticeproject.org/rule-of-law-index/country/2020/Kosovo/Order%20and%20Security/

Shikojeni raportin e plotë për 2021: https://worldjusticeproject.org/rule-of-law-index/country/2021/Kosovo/Order%20and%20Security/


Grafikat zyrtare: E para gjatë Qeverisjes Kurti ndërsa e dyta gjatë qeverisjes Hoti. Viti 2021 dhe 2020.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close