Reperi Getoar Selimi është rikthyer me këngën e tij më të re “Birthday”
Kënga ka qenë një befasi e këndshme për shumë adhuruesit e tij, pasi që reperi është kthy pak në fillet e karrierës së tij.
“Birthday” t’i kujton hitet e vjetra të Getit si “Kishe unë p…”, “Dridhe, dridhe”, etj.
Lirika është shkruar nga vet reperi, kurse producent i kësaj kënge është Irkenc Hyka.
Miksi i këngës është bërë nga JoJo.
Geti vjen me këtë këngë pak muaj pas martesës së tij me moderatoren Marina Vjollca.
“Birthday” e kthen Getin në këngët e stilit të tij. Duket se martesa i ka bërë mirë.