Sabit Geci kishte rrëfyer njërin nga aksionet e para gjatë viteve 1989 në emisionin Personale të RTV Dukagjinit. Ai kishte treguar se bashkë me Adem Jasharin, Sami Lushtakun, Osman Gecin, Jetullah Gecin, Xhevahir Gecin, Sejdi Gecin, Ilaz Kodrën e Ilaz Dërgutin i kemi gjuajtur policinë në mes të Skënderajt.
Ai poashtu tregoi se njërin nga aksionet e poatij viti e kishte kryer edhe me Jakup Nurën, Sahit Jasharin e Adem Jasharin dhe ky aksion nuk ishte zbuluar kurrë.
Sabit Geci poashtu ka folur edhe për Hashim Thaçin duke thënë se s’ka vërejtje për periudhën e luftës e për politikë nuk më intereson sepse edhe sikur vëllau i tij të merrej me politikë mund të kritikohej po për luftë absolutisht jo.