fbpx
Lajme

Sabri Fejzullahu: Thaçi është kryeministri më i qëndrueshëm në Rajon, zbatues i të gjitha reformave

Këngëtari Sabri Fejzullahu në një emision për Valon Malokun kishte folur për Hashim Thaçin. Ai e kishte lavdëruar shumë atë.

Kryeministri Thaçi është kryeministri më i qëndrueshëm në Rajon, në Evropën Juglindore. Nga Konferenca e Rambujesë e gjerë më sot është zbatuesi i të gjitha reformave politike që kanë ndodhur me popullin shqiptar dhe me Kosovën në përgjithësi”.

Ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është portretizuar si lider i frikshëm i një shteti të vogël nga lordi George Robertson, sekretar i Mbrojtjes i Britanisë në vitet ‎1997-1999 dhe sekretar i Përgjithshëm i NATO-s gjatë viteve ‎1999-2003.

Në librin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” të dy redaktorëve të famshëm të gazetës “Times”, i cili përmban edhe opinione të figurave të rëndësishme botërore, ish-sekretari i NATO-s ka thënë se Hashim Thaçi ka qenë në epiqendër të dramës së Kosovës.

Ish-sekretari i NATO-s ka thënë se rrugëtimi i Thaçit ka qenë i mbushur përplot me histori, jo vetëm të së kaluarës së jashtëzakonshme, por edhe një të ardhmeje shpresëdhënëse.

“Hashim Thaçi ka qenë në epiqendër të dramës së Kosovës, e cila edhe do ta dominonte vitin e fundit të shekullit njëzet. Me kalimin nga studenti i zjarrtë disident në komandant të UÇK-së dhe më pas edhe në kryeministër e president të shtetit të tij, rrugëtimi i tij ka qenë i mbushur përplot me ngjarje dhe herë pas here kundërthënës. Mirëpo, Kosova sot vazhdon të jetë çështje e hapur dhe kjo është historia e sinqertë e një lideri të frikshëm të një shteti të vogël, me një listë të gjatë historie jo vetëm të së kaluarës, por edhe një të ardhmeje shpresëdhënëse”, thotë ndër të tjera Robertson në këtë libër.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close