Epilogu

Sahitaj: Kurti e donte Thaçin në burg, kurse Ivanoviqin e lartëson, si është e mundur

FILLIMI I FUNDIT TË KARRIERËS POLITIKE TË ALBIN KURTIT

Shkruan : Reshat Sahitaj (OLIVER IVANOVIQ më 14 pril në orën 2.20 minuta i ka vrarë 31 shqiptarë në lagjën e Boshnjakve. Më 16 prill i ka vra 8 shqiptarë, ndërsa pas luftës i ka vra 10 shqiptarë dhe 25 të tjerë i ka plagosur)

Populli shqiptar e ka kaluar vetëdijën kombëtare të kohës së komunizmit kur historianët dhe liderët e sistemit monist figurat politike serbe na i servironin si figura që ndihmuan popullin tonë si psh Svetozar Vukmanoviq Tempo, Dushan Mugosha, Dimitrie Tucoviqin, Millandin Popoviqin e të tjerë.

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, sot në shekullin XXI kur ende kullojnë gjak plagët e luftës që përjetoi populli ynë , pa fije turpi e përkujtoi përvjetorin e vdekjës së kriminelit Oliver Ivanoviqit. Albin Kurti , jo vetëm që e përkujtoi por e ngriti në piedestal i cili përveç tjerash tha : « Dot të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetët i gjallë , kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike. Oliver Ivanoviqi ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij ».

Më këtë deklaratë Albin Kurti vetëvetës ia ka trasuar rrugën e fundit të karrierës së tij politike.

Si interpretohët kjo deklaratë ?!

Militantët e Albin Kurtit që shumica janë naivë dhe një pjesë e madhe bijt e bija të prindërve bashkëpunëtorë të UDB-së, këtë deklaratë e marrin si strategji diplomatike të Albinit.

Vetë Albin Kurti , këtë deklaratë e kategorizon si diplomaci internacionaliste, siç bëri kohë më parë Donika Gërvalla në OKB kur foli kundër bimbardimeve të Beogradit në prillit të vitit 1941, dhe siç veproi Vjosa Osmani në SHBA duke iu dhënë leksione Stejt Departamentit si duhet të luftojnë në Ukrainë.

Unë përsonalisht këtë deklaratë e quaj budallakia e Albin Kurtit, që nuk ka lidhje as më diplomaci e as më internacionalizëm por thjeshtë nënshtrim ndaj politikës serbe.

Pse Albini kërkonte që vendi i Hashimit është burgu ?!

Janë të njohura deklaratat e Albin Kurtit kur thoshte : « Hashim Thaçi vendin e ka në burg ! ». A është e mundur që një shqiptar i thjeshtë e lërë më personalitet politik të dëshirojë që luftëtari i lirisë siç ishte Hashim Thaçi të dërgohej në burg , kurse Oliver Ivanoviqi të lartësohet si njeriu që ka kontribuar për Kosovën ?! A a logjikë ?!

Si është e mundur që Albin Kurti të kërkonte burgosjën e Hashim Thaçit pa pasur asnjë provë konkrete. A ka vra Hashim Thaçi fëmijë shqiptarë, siç ka vra Oliver Ivanoviqi ? A ka vra Hashim Thaçi gra, pleqë e plaka shqiptare siç kishte vra Oliver Ivanoviqi ?!

T’ua përkujtoj se Oliver Ivanoviqi më 14 pril në orën 2.20 minuta i ka vrarë 31 shqiptarë në lagjën e Boshnjakve. Më 16 prill i ka vra 8 shqiptar, ndërsa pas luftës i ka vra 10 shqiptarë dhe 25 të tjerë i ka plagosur. (Halit Berani KMLDNJ) . Sipas KMDLNJ rezulton se Oliver Ivanoviqi i ka vra 49 shqiptarë dhe 25 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Pse Albin Kurtin e pengon Hashim Thaçi që është njëri ndër çlirimtarët më të rëndësishëm të Kosovës dhe çlirimtarë të tjerë që Albin Kurti as emrat nuk ua permendi , pikërisht në ditën kur e përkujtoi Oliver Ivanoviqin u varros luftëtari i lirisë Sabahudin Cena.

Albin Kurti është tragjedia e re e Kosovës

Exit mobile version