Epilogu

Sahitaj: Kush ishte Cvetiqi, bashkëpunëtori i Xhafer Shatrit, Bukoshit e Edita Tahirit

GORAZHD CVETIQI- BASHKEPUNËTOR i HAFIZ GAGICËS&BUJAR BUKOSHIT& EDITA TAHIRIT E XHAFER SHATRIT APO SHEFAT E QEVERISË SË KOSOVËS NË SHËRBIM TË SERBISË? !

Reshat Sahitaj

Maria Luisa Cassanmagnago Cerreti 07.04. 1929-4 gusht 2008 )Kazamanjano Qerreti, ishte ndër depuetët e parë në Parlamentin Europian, ndërsa gjatë kohës kur ne e kemi njohur ishte Kryetare e Politikës së Jashtme në P.E., siç është tani Ursula von der Leyen. Kazamanjano Qerreti ishte figura e dytë pas kryetarit të Parlamentit Europian. Ky post ka filluar të evoluojë e të bëhet i rëndësishëm rreth viteve të ’90-ta, mirëpo zgjërimi i kompetencave të kësaj detyre ka filluar pas përfundimit të luftës në Kosovë me ardhjën e Havier Solanës në këtë pozitë. Kështu që nga H.Solana e deri tani të Ursula von der Leyen ka pësuar shumë ndryshime pozitive në mënyrë që zëri i B.E. të ketë jehonë në tërë botën. Unë asnjëherë nuk e kam takuar zonjën Kazamanjano Qerreti, sepse Behare Rexhepi ishte në relacione tejet miqësore më të. Beharja merrej më shumë me personalitete të larta qeveritare, e që ata ia jepnin emrat që duhej kontaktuar gjithnjë duke iu refeurar zyrtarit i cili të ka këshilluar ta takoje këtë apo atë personalitet politik. Pra, kontaktët lidhëshin me një fije të padukshme që fillonin nga një sekretare e ndonjë kabineti deri të ministrat, senatorët , kryetaret e qeverisë ose të Parlamentit Europian. Relacionet miqësore nuk krijoheshin brenda javës e muajt por brenda vitit e viteve. Ruajtja e relacioneve ishte gjëja më e çmueshme dhe më efektive për të arritur në realizimin e kërkesave politike që Kosova asokohe kishte nevojën vitale për jetë apo vdekje. Qe në takimin e parë ishte fituar një simpati reciproke në mes Behares dhe zonjës Kazamanjano Qerreti, sa që të gjitha kërkesat tona që ia propozonim, kjo i pranonte dhe bënte çmos që të realizoheshin. Zonja Qerreti duke qenë depuete nga të parat në Parlamentin Europian, duke qenë në postin e rëndësishëm dhe pjestare e familjës poltike ndër më të fuqishmet në Parlamentin Europian (PPE) , fjala e saj respektohej edhe nga grupet tjera. Pra, ne e kishim pëvetësuar edhe një mikeshë të fortë në favor të çeshtjes sonë kombëtare. Ne kemi dyshuar që Kazamanjano Qerreti duhej të kishte origjinë shqiptare duke pasur parasysh që kishte lindur në Itali dhe mbante mbiemrin « Qerreti », Kjo i ka miratue të gjitha kërkesat tona sikur të ishte shqiptare, pa n thënë asnjëherë se ishte me origjinë shqiptare. Ishte e vetëdijshme se po ta pranonte origjinën, Jugosllavia do ta akuzonte se po i mbronte terroristët shqiptarë siç na etiketonte Millosheviqi asokohe.Më kërkesën e Behare Rexhepi, zonja Kazamanjano Qerreti do të inicionte disa rezoluta në favor të Kosovës, mirëpo jo në emrin e saj por në emër të eurodeputetve të Grupit të saj PPE. Kurrë nuk do të hezitonte të pranonte në zyrën e saj Ibrahim Rugovën e të gjithë tjerët që i ftonim në Bruksel. Beahre Rexhepi inisistonte që Ilaz Ramajli të takohej më Baron Krespeon që ishte kryetar i P.Europian. Takimet dhe kerkesat e tilla nuk bëhëshin gojarisht por duhej kërkesë me shkrim. Kërkesës së Behare do t’i bashkangjitej edhe kerkesa e zonjës Kazamanjano Qerreti. Më guxim do t’i shkruante kryetarit të Parlamentit Eurpoian që ta pranonte Ilaz Ramajlin që ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës në exil. Takim ne mes Kryetarit të Parlamentit Europian me Ilaz Ramalinë do të ndikonte si armë e fuqishme kundër poltikës së Millosheviqt, ngase sipas të gjitha parimeve ky takim do të njihje si njohje e Kosovës, sepse kryetari i Parlamentit po e trajtonte të barabartë kryetarin e Kosovës me kryetaret e shteteve tjera. Përmes kësaj letrejeje, Behare Rexhepi do t’i shkruante zotit Baron Krespo , se gjatë sesionit të Strasburgut, ai nuk kishte patur mundësi të takonte Ilaz Ramalinë, andaj një gjë e tillë të na mundësohej në tri javët e ardhshme në Bruksel. Pse u nervozue Kazamanjano Qerreti ndaj shqiptarëve ?! Kazamanjano Qerreti na ka përkrahur dhe ndihmuar në çdo kërkesë e në çdo kohë. Përmes Behare Rexhepit kishte pritur shumë personalitete politike kosovare, për të cilët ne ia propozonim dhe aranzhonim takimet për bisedime. Në vitin 1991, do ta ftonim në Bruksel dhe Strasburg edhe Veton Surroin që ishte kryetar i partisë së tij. Unë Behare Rexhepi, Qamil Zekolli dhe Veton Surroi, nga Brukseli u nisëm për Strasburg për në sesionin e Parlamentit Europian, ku nga Brukseli kisha bërë takime për Vetonin me eurodeputetë të shumtë e ne mesin e tyre edhe me kryetarën e Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian. Para së të flasim se pse u nervozue Kazamanjano Qerreti, duhet sqaruar si ka ardhur deri të kjo situatë e pa deshirueshme dhe neveritësese.

07.09.1991 Në sesionin e Strasburgut : Gorazhd Cvetiqi, Haviz Gagica dhe Edita Tahiri Ne, posa arritëm në Strasburg, takimin e parë e bëmë me zonjen Doris Pack, dhe kur shkuam në kafenenë e Parlamentit që ishte në katin përdhesë, e takuam Gani Azemin, Hafiz Gagicën, Edita Tahirin dhe një burrë tjetër që kurrë më parë nuk e kisha takuar. Burri i panjohur, posa na pa ne që po i afroheshim tavolinës së tyre, u largua. Në kafenenë e Parlamentit na rastiste shpesh që ndonjë takim ta zhvillonim edhe aty, andaj mendova se burri ishte ndonjë eurodeputet që nuk e kisha të njohur. Ishte e pamundur t’i njihja të gjithë deputetët që ishin mbi 600 aso kohe. Pasi u përshendetem dhe porositem pijet, unë e mora telefonin dhe kërkoja deputetët me të cilët kisha takim ose me ndonjë tjetër ta caktoja takimin. Me drejtoreshen e Poltikës së Jashtme të Parlamentit zonjen Kazamanjano , Beharja e kishte caktuar takimin për të ditën e fundit në ora 15.00. Në pritje të takimëve të caktuara më parë, pse të mos bënim edhe kontakte të reja, andaj unë nuk bisedoja me grupin tonë tanimë të zgjëruar. Duhet permendur se aso kohe në kafenenë e Parlamentit kishte telefona fiks në shumicën e tavolinave. Këta telefona sherbenin për telefonata interne që lidheshin me zyret e eurodeputetëve në Strasburg dhe ato në Bruksel dhe komunikimi ishte gratis. Pasi Beharja dhe Vetoni shkuan në takim me Wilie de Clerk (shef i grupit PRL), unë u largova nga Hafizi dhe Edita, për të vazhduar të telefonoja. Rastësisht afër meje erdhi zonja Doris Pack e cila kërkoi nga unë t’i tregoja se kush ishte Gorazhd Cvetiqi. Me Zonjën Doris Pack dhe më shumë të tjerë përshendetjet tona nuk i zgjasnim përveç se “Bonjours” e mënjëherë fillonim bisedës për çka donim të flisnim. Unë e kisha një metodë pak më ndryshe përveç që i përshendesja “Bonjours” u thoja edhe “Më falni vetëm dy sekonda nëse keni kohë sepse desha të ju pyes nëse bënë…. “. Kjo ishte metoda ime kur i takoja eurodeputetët në kafene të Parlamentit apo në korridore. Nuk dija çka t’i përgjigjesha zonjës Pack, sepse nuk e dija kush ishte Gorazhd Cvetiqi emrin e të cilit po ia mësoja për herë të parë. E pyeta , pse po më pyeste, pasi që ai duhej të jetë serb e serbet nuk i njihja. Ajo më tha se posa ekishte marrë një telefonatë nga ky individ dhe kërkonte takim për Edita Tahirin. Pastaj vazhdoi të më thoshte se unë e takova zotin veton Surroin dhe Behare Rexhepin dhe nuk mund t’i takoj të gjithë shqiptarët për të njejtën gjë. I thash të mos shqetësohej për këto gjëra sepse qëllimi i Serbisë është të mbjelli konfuzitet. Ia tregova më një gjest dore se Edita ishte këtu duke pirë kafe dhe se ajo as që i kishte kërkuar Gorazhd Cvetiqit t’ia organizonte takimin me ju, por ai qëllimisht ka dëshiruar të na destabilizojë. E pyeta nëse dëshironte të fliste me Editën që ishte vetëm disa metra largë, por ajo tha se nuk kishte kohë dhe se kishte dalur special të më takonte mua sepse e dinte se isha në kafene. Unë nuk merrja pjesë ne takime, por ua orgnaizoja takimet e vetë qendroja në kafene duke biseduar herë më një e herë me tjetër deputet apo sekratar te deputetëve. Ishte koha kur ende nuk ekzsitonin telefonat e dorës. Unë isha i bindur që Edita Tahiri, nuk kishte kërkuar takim permes Gorazhd Cvetiqit jo vetëm të Doris Pack por të asnjë eurodeputet tjetër. Pse të kërkonte kur unë isha aty dhe ajo mund t’i bashkangjitej takimeve tona?! Pasi që e kishin përfunduar bisedën Vetoni dhe Beharja erdhen në tavolinen time. Beharja më tha e nervozuar se ishte një serb që i kishte kërkuar takim të njejtit deputet për Edita Tahirin.Edhe të Wilie de Crek?! Doris Pack më tregoi për të , por ajo nuk dinte se ky serbi po kërkonte takime të dyfishta të te njejtit eurodeputetë. Takimet e dyfishta në të njejtën ditë ose javë janë konfuzitet dhe mos uniteti i shqiptarëve. Këto takime do të ndikonin negativisht për situatën në Kosovë. Hafiz Gagica , Edita Tahiri dhe Gorazhd Cvetiqi tinëzisht më përcillnin dhe dëgjonin më kë kisha rregullar takimet , e pas meje ata vraponin të bënin takime të dyfishta. Unë nuk kisha pse të ruhesha nga Hafizi apo Edita, dhe u tregoja ku kishim takim dhe a deshironte Edita të merrte pjesë në ato takime. Të vinte në Strasburg e të harxhonte para për aeroplan, hotel e ushqim e të mos e takonte asnjë deputet më vinte keq, andaj i propozoja te vinte ne takimet tona. Më në fund kerkesat e populit si për Vetonin ashtu edhe për Editën ishin të njejta. U befasova por nuk besoja që Edita të kishte kërkuar nga Gorazhd Cvetiqi t’ia organizonte takimet. Bashkë me Vetonin e Beharen shkuam të tavolina e Editës dhe Hafizit. E pyeta Editën nëse e kishte angazhuar dikë që t’ia bënte takimet e që quhej Gorazhd Cvetiq. Hafizi tha po, dhe se Gorazhd Cvetiqi është slloven. Tregoi se e kishte takuar dhe se kishte pak relacione më të. I thash Editës do të ishte mirë që ne takimet tona të shkonte edhe ajo, e jo të kërkonte takime ndaras nga Vetoni e Beharja. Hafizi dhe Edita refuzuan të merrnin pjesë bashkarisht ne takimet që i kisha orgnizuar dhe që i organizoja aty për aty. Gjatë katër ditëve që qendruam në Parlamentin Europian në Starsburg, pas çdo takimi na ngjante të na thonin deputetët se Gorazhd Cvetiqi kishte kërkuar takim për Edita Tahirin që ishte përfaqësuese e partisë më të madhe në Kosovë. Gjatë tërë atyre ditëve, Edita nuk kishte zhvilluar asnjë takim e asnjë bisedë më eurodeputetë. Unë nuk kisha dëshirë që Edita të kthehej në Kosovë duarthatë pa bërë asnjë takim, andaj i propozova Editës që të vinte me ne të zonja Kazamanjano që ishte kulminacioni i atyre takimëve për atë javë. Të takoehëshe me personalitëtin numër dy të Parlamentit Europian nuk ishte dosido. Edita pranoi edhepse më heret vetë kishte refuzuar të na bashkangjitej. Editës ia tërhoqa vërejtjen se nëse vjen e shoqëruar nga Gorazhd Cvetiqi do ta rrahi Gorazhdin të dera e zonjës Kazamanjano. I tregova që ta largonte Gorazhdin nëse nuk dëshironte që të bëja ndonjë incident në Parlamentin europian e që pastaj të benin hajgare bota me shqiptarët. Vetoni pranoi që Edita t’i shoqëronte, por edhe Vetoni ishte që Edita të vjen vetë, pa Hafizin e pa Gorazhd Cvetiqin. Ora po afrohej të shkonim në takim. Unë si zakonisht u ngrita më njëzetë minuta më heret se ora e takimit, sepse deri sa të shkonim në zyre do na humbnin dhjetë minuta e dhjetë të tjerë më mirë ne të prisninim se ajo të na priste. Rrugës për në zyre të zonjës Kazamanjano i thash Editës që kishte vepruar mirë që e kishte larguar Gorazhd Cvetiqin. Para zyres së zonjës Kazamanjano arritem vetëm pesë minuta më heret sepse gjatë rrugës bisedonim dhe nadlonim kur flisnim mes nesh. Beharja trokiti në derën e zyrës ku pas pak sekondash doli zonja Kazamanjano që u tha delegacionit të hynin brenda. Unë pasi Beharja, Vetoni dhe Edita hynë brenda, qëndrova pesë deri në dhjetë minuta para zyrës duke pritur se mos Gorazhd Cvetiqi do vinte, por pasi kaluan dhjetë minuta nuk kisha çka të ruaja të dera dhe shkova në kafene ku iu bashkangjita Ganiut dhe Qamilit. Dyzetepaesë minuta më vonë erdhi Vetoni, Edita pa Beharën. E pyeta Vetonin se ku mbeti Beharja, u përgjigjë se zonja Kazamanjano e kishtye ndalur edhe pak të bisedonte veçmas me të pa prezencen e tyre. Kazamanjano e shqetësuar dhe e nervozuar Njëzetminuta pas ardhjes se Vetonit dhe Editës e cila tanimë kishte shkuar me Hafizin, erdhi Beharja e nervozuar. Beahrja na tregoi se gjersa kishin qenë duke biseduar me zonjen Kazamanjano në derë kishte hy Gorazhd Cvetiqi, i cili ishte prezantuar kush është dhe kishte kërkuar të jetë prezent në takim. Zonja Kazamanjano i kishte thënë se po bisedonte me palen shqiptare dhe se ai nuk mund të merte pjesë në këtë bisedë. Gorazhd Cvetiqi i kishte kërkuar falje zonjës duke i thënë se ai ishte përfaqësues i autorizuar i qeverisë së Kosovës i dhe që e shoqëronte Edita Tahirin dhe Hafiz Gagicën. Zonja Kazamanjano e kishte shikuar Beharën e cila me një gjest të kokës në shenjë mohimi ia kishte bërë me dije se Gorazhdi nuk ishte i palës sonë, por Edita Tahiri kishte ndërhy duke thënë se Gorazhd Cvetiqi është përfaqësues i saj i autorizuar për vënje të kontaktëve në Parlamentin Europian. Veton Surroi poashtu kishte pranuar se Gorazhd Cvetiqi ishte i autorizuar. Zonja Kazamanjano i kishte thënë të zinte vend bashkë me delegacionin. Kur takimi kishte përfunduar, zonja Kazamanjano i kishte thënë Beharës të qendronte. Vetoni, pasi ishte përshendetur dhe duke e falenderuar zonjën për takim, e kishte hapur deren për të dalur , kurse Edita Tahiri kishte dëshiruar të ndalej për të dëgjuar se çka kishte për t’i thënë Beharës. Zonja Kazamanjano i kishte dhënë shenjë Editës që të dilte jashtë duke ia bërë me një gjest të dorës disa herë. Ky gjest i dorës së saj mund të përshkruhet kështu: zonja Kazamanjano e ka shuplakën e dorës të kthyer nga gjoksi saj kurse shpina e shuplakës nga fytyra e Editës. Duke e tundur disa herë shuplaken e dorës dhe duke thënë “ Jashtë, jashtë , jashtë ju lutëm! “ dhe duke i thënë: “ Kam punë vetëm me zonjen Behare”. Pas daljes se Vetonit dhe Editës, zonja Kazamanjano kishte marrë frymë thellë duke e lëshuar një ofshamë pa ia lëshuar shikimin Beharës duke pyetur: “Pse një serb në mesin tuaj?! Beharja kishte mbetur e shtangur. Çka t’i përgjigje?! Si t’i arsyetohej se nuk ishte faj i saj , por i Editës Hafizit e Vetonit. Madje, nuk ishte me rëndësi të gjendje fajtori, por pse një serb të ishte brenda palës shqiptare kur diskutohej kundër Serbisë?! Beharja kishte mbetur e stepur duke i parashtruar vetëvetës pyetje pas pyetje pa gjetur përgjigje. Heshtjen disa sekondëshe apo dy-tre minutëshe e kishte thyer zonja Kazamanjano Çereti:

Kush është Gorazhd Cvetiqi ? Nuk kemi kurrëfare informata se kush është e prej nga është? Nuk dimë çka punon dhe ku punon. Gorazhd Cvetiqi do të tentonte edhe per dy apo tri vite tjera të shkaktonte konfuzitet në Parlamentin Europian, e pastaj kurrë më. Gjatë një takimi tjetër që e organizuam për Bujar Bukoshin dhe Xhafer Shatrin në vitin 1992, në Parlamentin Europian në Bruksel, i pyeta Bujarin dhe Xhaferin më këto fjalë: “A po më tregoni drejt kush e ka autorizuar Gorazhd Cvetiqin që në emër të Kosovës të telefonon të deputetët e Parlamentit Europian ? “Bujar Bukoshi dhe Xhafer Shatri e pranuan se e kishin autorizuar Gorazhd Cvetiqin dhe e paguanin më rrogë. Bujar Bukoshit dhe Xhafer Shatrit u kam thënë se këto që po i bëni një ditë unë do t’i shkruaj në libër. Përgjigja e Xhafer Shatrit ishte e thatë dhe cinike. “Kush po lexon libra?! A nuk paske punë më të mençur, se me shkrue libra?! Bujarit dhe Xhaferit i telefonoja dhe i shkruaja letra më shumë se tjerëve, sepse keta kishin poste që pikërisht lidhje më lobimet tona në institucione internacionale. Siç më është përgjigjur më gojë, Xhafer Shatri më përgjigjej edhe me shkrim. Pra, Gorazhd Cvetiqi nuk ishte pasivizuar, por ishte aktivizuar edhe më për lobim të çeshtjes sonë kombëtare. I bëja pyetje vetës se çka e ka shtyer këtë serb të jetë aktiv për Kosovën? A mos vallë i vinte keq që serbet i vrisnin shqiptaret? Ndoshta të gjithë serbet nuk janë si Millosheviqi? Po të ishte francez do bindesha se Cvetiqi ka zemër humaniste. Ndoshta është slloven, e si slloven do të angazhohej për çlirimin e Kosovës, thoja ne vete. Hafiz Gagica më kishte thënë se është slloven, kurse tani Bujar Bukoshi në përgjigjen time në mënyrë indirekte e konfirmoi se nuk ishte slloven por serb. Kur unë e pyeta: “Po ai është serb dhe kurrë nuk do të punojë në favor të Kosovës! Bujari u përgjigjë: “Na, po e provojmë ! Nëse nuk punon e hekim!”. Sikur të ishte slloven, Bujari do më kishte kundërshtuar duke më thënë se ai nuk ishte serb por slloven ose kroat. Ai nuk tha kështu, por e pranoi se ishte serb dhe se ata po e provonin sa po punonte për internacionalizimin e dramës kosovare. Për ta dokumentuar më mirë në Gorazhd Cvetiqi ishte slloven ose kroat, e thirra ne telefon Antoine Pinteroviqin përfaqësuesin e Kroacisë në Belgjikë dhe Millosh Opreznikun përfaqësuesin e sllovenëve në Belgjikë me të cilët bashkëpunimin në aktivitete kundër interesave të Serbisë. Përfaqësuesi legjitim i sllovenëve më tha se po të ishte Gorazhd Cvetiqi aqë i zoti dhe slloven, Sllovenia do ta angazhonte për lobimin e vendit të vetë. Të njejtën gjë ma konfirmoi edhe përfqësuesi i Kroacisë, dhe sikur Gorazhdi të ishte kroat i ndershem dhe patriot Kroacia do ta kishte angazhuar të okupohej për lobim të interesave kroate. Pra, Gorazhd Cvetiqi nuk ishte as kroat e as slloven, ai madje mund të ishte kroat apo sllovven, mirëpo dy Republikat në fjalë nuk e kishin angazhuar për interesa te tyre, ndërsa Kosova ia kishte dhënë jo vetëm autorizimin por edhe paguhej me rrogë nga qeveria e Kosovës. Qe lexuesit dhe studiuesit të jenë të sigurt në atë që jemi duke e shkruar lidhur me kët individ që në emër të qeverisë Bukoshi bënte konfuzitet dhe në dëmë të Koosvës, e që ishte të padëshiruar për ekipin e Byrosë Informative, këto do t’i dokumentojmë me fakte dhe dokumente më sa viojnë më poshtë. GORAZHD CVETIQI- BASHKEPUNËTOR i HAFIZ GAGICËS&BUJAR BUKOSHIT& EDITA TAHIRIT E XHAFER SHATRIT APOSHEFAT E QEVEIRISË SË KOSOVËS NË SHËRBIM TË GORAZHD CVETIQIT? Byroja Informative ishte prezente në media ndërkombëtare permes konferencave për midie, në parlamentin Europian permes kontaktëve tona të përditshme dhe komunikatave, në Kosonferencën e Paqjes, në Senatin Belg si dhe në Paktin Verio-Atlantik. Deri në gjysmën e vitit 1990, ne as që mund të imagjinonim se në Kosovë, relacionet e personaliteteve nuk ishin të lakmueshme. Ne, nuk mund të imagjinonim se dikush ishte i interesuar që në emër të viktimave të përfitonte materialisht. Ne nuk mund të imagjinonim se për inate e xhelozi përsonale, personalitetët nga Kosova i etiktetonin kolegët e tyre si spiunë të Beogradit. Ne nuk mund të imagjinonim se dikush nga personalitëtet ishte futur në aktivitete kombëtare për ta sabotuar dhe penguar aktivitetin për çlrimin e Kosovës. Të gjitha këto, ne do t’i mësonim më kalimin e kohës. Të gjitha këto Kosova do t’i përjetonte rëndë, e ne do t’i përjetonim në kurrizin tonë, pikërisht nga njerëzit herë injorantë, herë xhelozë e herë të paguar nga Beogradi. Mirëpo si mund të akuzohej një personalitet ose një aktivist se ai ishte në sherbim të Beogradit?! Beogradi nuk u jepte diploma atyre që u sherbenin, që ne t’i njihnim e të largoheshim prej tyre. Byroja Informative e Kosovës, kishte krijuar imazhin e saj si në institucionet nderkombëtare, poashtu edhe tek institucionet shqiptare. Shumë vonë e kemi kuptuar se disa nga personalitetët tona, fillimisht i shfrytëzonin aftësitë tona, relacionet tona që ata të vinin në takimet që ne i organizonim e pastaj ata përpiqeshin të merrnin kontaktët tona duke na larguar ne krejtësisht. Ne, në mënyrën më të sinqert kerkonim nga Qeveria e Bujar Bukoshit që të legjitimonte Byronë Informative të Kosovës që të vepronim konform programit dhe strategjisë që qeverisë sonë. Ne kerkonim nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës zotit Iliaz Ramajlit që të na autorizonte që ne të vepronim konform rregullave të Kuvendit të Kosovës. Ne kërkonim nga Ministri i Informatave që ishte Xhafer Shatri që të na autorizonte të punonim sipas kerkasave dhe situates që Paraqitej në Kosovë.

Ata vinin ne takime që ne ua rregullonim, por kurrë nuk na autorizonin! Ardhja e tyre në takime me ndërkombëtaret , vetëvetiu tek të huajt lënte të kuptonte se ne vepronim sipas rregullave dhe ligjeve të qeverisë në ekzil dhe të partive politike në Kosovë. Ne, nuk dinim se qeveria e Bukoshit, më saktësisht Bujar Bukoshi, Hafiz Gagaica, Xhafer Shatri e të tjerët përkundër kerkesave tona, kishin angazhuar sllavin Gorazhd Cvetiqin të kryente punën që ne e këryenim në Parlamentin Europian dhe institucionet nderkombëtare vite më radhë. Gorazhd Cvetiqi ( paguehj nga qeveria e Bukoshit apo nga Serbia ne nuk kemi informata) kishte kryer sherbime Bukoshit e Hafizit në Gjermani, dhe tani këta e kishin orientuar për të shkaktuar përqarje dhe huti në Parlamentin Europian. Pasi që ne nuk e kishim parë asnjë shkrim të tij, nuk e dinim se çfarë aftësie intelektuale kishte ai për t’i mbrojtur interesat e shqiptarëve. Pasi që po mbusheshin muaj të tërë, e ne ende nuk e kishim kontaktuar fizikisht, nuk e dinim as si dukej. Pas disa muajve ne e kuptuam se ishte një individ që po kërkonte takime të dyfishta me eurodeputetët. Disa muaj më vonë ne e kuptuam se dikush po i shkruante për t’i informaur eurodeputetët me situatën në Kosovë. Përsonalitetët e Kosovës çdo gjë e mbanin të fshehtë lidhur me individin që po tentonte te merrte kontakte me eurodeputetët për këta personalitete. Moyra McCormack dhe Lydia ishin dy shoqe, me të cilat ne kishim kontakte të përditshme. Me to flisnim për jetën tonë dhe për gjërat të ndryshme të jetës. Lydia ishte sekretaresha e europarlamentarit Keneth Coates, ndersa Moyra e Brian Simsonit. Një ditë prej ditësh Moyra më tregoi se një individ që kishte emër dhe mbiemër sllav po me njëfarë bulteini informativ e informonte Biran Simsonin për situatën në Kosovë dhe vazhdimisht kërkonte takime për Bujar Bukoshin dhe Hafiz Gagicën dhe Edita Tahirin. Lydia më tha se kyfarë njeri ishte i mërzitshëm sepse i bënte telefonata të shpeshta dhe pas çdo telefonate interesohej për Byron Informative. Lidia dhe Moyra nuk më thanë , se ai individi u kishte thënë se Byroja nuk është e autorizuar nga qeveria e Kosovës dhe se ai ishte i autorizuar. Ato nuk thanë, mirëpo nenkuptohej se ai do kishte biseduar ashtu, ngase pse ato të më rrëfenin me aqë antipati ndaj tij?! Unë, nuk e shpreha habinë time që ato të kuptonin nga mimika ime se isha i nervozuar, përkundrazi qesha duke u thënë: “ Sa më shumë individë që e informojnë Parlamentin për situaten në Kosovë, është më mirë”. Lydia u përgjigjë: “ Jo, sa më shumë aqë më shumë krijohet konfuzitet kur ata nuk i koordinojnë aktivitetët”. Lidhur më anglezën Moyra McCormack do të shkruaj më gjërësisht kur bëhet fjalë për eurodeputetin Brian Simson. Më Lydien nuk doja të futësha në biseda kundër Gorazhd Cvetiqit, sepse nuk i kisha relacionet aqë të thelluara siç i kisha me Moyrën. Mos të keqkuptohemi kur folim për këtë vajzë sepse kjo ishte mikja jonë e shtëpisë dhe shoqe e Beharës. Moyra ishte njëra ndër femrat që i ka ndihmuar çeshtjës sonë më shumë siç ishte Cathrine Valin, Doris Pack, Nycole Fontaine, Nycole Perry etj. Kur mbeta vetëm me Moyrën i tregova se individi që kërkon takime për personlitetët tona, është sllav dhe unë nuk i besoj aktivitetit të tij. Kërkova nga ajo, që të më dokumentët që ai i shkruante në emër të qeverisë së Kosovës. Moyra më tha se shkrimet e tij i hudhte gjithnjë në shportën e mbeturinave dhe se kurrë nuk i kishte lexuar. Pasi që ngula këmbë të kisha shkrimet e tij, Moyra më tha se do ia merrte Lydies sepse ajo i ruante.

Një javë më vonë Moyra m’i solli shkrimet e Gorazhd Cvetiqit. Gjatë shfletimit të atyre dokumentëve pashë se ai nuk ishte pendant, nuk ishte i saktë, nuk i kushtonte rëndësi formës teknike të prezantimit të dokumentacionet, nuk i kushtonte rëndësi as përmbajtjës. Ja ftesa që Gorazhd Cvetiqi e perpilonte për të kontaktuar europarlamentarët: Krahasimi i shkrimëve të Gorazhd Cvetiqit me ato të Byrosë InformatevePër lexuesit po i sjellim një kopje të shkrimëve të Buletinit Inforamtiv që e publikonte Gorazhd Cvetqi në emër të Kosovës , dhe një shkrim të Byrosë Informative që e udhëhiqte Behare Rexhepi. Më këto që do t’i shihni dhe lexoni më poshtë, nuk dëshirojmë të rrënojmë punen e Gorazhd Cvetiqit, sepse ai dhe qeveria e Kosovës në ekzil e kanë rrënuar vetë. Ne vetëm po e ilustrojmë dhe po e dokumentojmë se puna e jonë ishte më efikase, më e pastër teknikisht, dhe shpirtërisht vepronim për çlirimin e Kosovës. Lexuesit tanë mund të konkuldojnë vetë, se çfarë pune të dobët ka bërë Gorazhd Cvetiqi, vetëm duke e shikuar faksimilin e dokumentit të marë nga origjinali i letrës se tij. Një personalitet politik kur e merrë një kerkesë të shkruar në këtë formë siç e ka shkruar Gorazhd Cvetiqi, nuk e merrë seriozisht atë letër. Kemi mirësinë të ju luesim e të humbëni pak kohë për të bërë një krahasim të këtyre dokumentëve të marrura nga origjinali. Vereni mirë kërkesen për një takim që Cvetiqi ia bënë një eurodeputeti. Eshtë një kerkesë e dobët teknikisht e ka formën e një shkarravine të një letrejeje në të cilën fëmijët parashkollor argëtohën duke viziatuar. Ta bëni një krahasim me kërkesne tonë drejtuar Carringtonit apo cilido personalitet europian dhe mund të vëreni seriozitetin tonë. Përkthimi i kërkeses se Gorazhd Cvetiqit Ja teksti origjinal dhe i përkthyer, nxjerr nga dokumenti që e shikuat më lartë.

Bielefeld, October 10, 1990Telefax for: Prof. Kenneth Coates Mep-soc and president of the human rights subcommitte of the Political Affaires Committe of EPSender : Gorazd Cvetic, An der Kerbskuhle 1, D-4800 bielefeld 1 ( Workplace : Univ. Bielefeld, Physics, tel. : (0049)-521-106 6219, telefax:(0049)-521-106 5844Re: the overnight abduction and threats against Dr. Bujar BukoshiAccording to a report published in the zagreb daily newspaper “Vjesnik” of 9 oct. 1990 (see the English translation and the Serbo-Croatian original below) anda according to my direct telephone talk with Dr. Bujar Bukoshi, he was abducted and threatened by as yet unidentified abductors in Prishtina(Kosova) in the night between 6 and 7 October 1990.Please note that this action is most probably in direct connection with the fact that Dr. Bujar Bukoshi met and talked to several West Europian Perlamentarians,including you, (-on 23 and 24 August 1990, Dr Bukoshi, Prof. Aliu, Mr. Gagica and I met and talked to several members of the German Parliament in Bonn ; on12 and 13 September 1990, Dr. Bukoshi, Mr. Gagica and I met and talked to several members of the European Parliament in Strasbourg). On 24 September1990, Dr. Bukoshi also gave an interview to the West German daily “Die Welt”(published on 26 Sept.) and to the West radio WDR (broad-cast named “Mittagsmagazin”)Particulary in view of the fact that you personally got acquainted of Dr. Bujar Bukoshi through the aforementioned talks, I urge you to take all the steps possible withinthe range of your influence to contribute to the protection of Dr. Bukoshi’s physical integrity – e.g. , by entervening through political or diplomatic channels and/or public media, and /or by sending expressions ofconcern to Yugoslav end Serbian authorities .Most respectfully, Dr. Gorazd Cvetic****

PERKTHIMI NË SHQIP : Bielefeld, 10 tetor 1990Telefax për: Prof Kenneth Coates MEP-soc dhe president i nendegës së të drejtave të njeriut dhe Komitetit per Çështje Politike të PEDërduesi: Gorazd Cvetic, An der Kerbskuhle 1, D-4800 Bielefeld 1 (Workplace:Univ. Bielefeld,Fizikë, tel. : (0049) -521-106 6219, Telefax: (0049) -521-106 5844Re:

rrëmbimi brenda natës dhe kërcënimet kundër Dr Bujar BukoshiSipas një raporti të botuar në gazetën e Zagrebit “Vjesnik” të9 tetor 1990 (shihni përkthimin në anglisht dhe më poshtë origjinalin në serbo-kroate)Dhe sipas bisedës time të drejtpërdrejtë telefonike me Dr Bujar Bukoshi, ai ishte rrëmbyer dhe kërcënuar nga rrëmbyes të paidentifikuar deri ne këtë moment, në Prishtinë (Kosova) natën ndërmjet 6 dhe 7 tetor 1990.Ju lutem vini re se ky veprim është me siguri në lidhje të drejtpërdrejtë me Faktin se Dr Bujar Bukoshi u takua dhe bisedoi me disa Perlamentarë të Evropës Perëndimore edhe ju personalisht, (më 23 dhe 24 gusht 1990, Dr Bukoshi, Prof. Aliu, z Gagica kanë takuar dhe biseduar me disa anëtarë të Parlamentit Gjerman në Bon, më 12 dhe 13 shtator 1990, Dr Bukoshi, z Gagica dhe unë kemi takuar dhe biseduar me disa anëtarë të Parlamentit Evropian në Strasburg). Më 24 shtator 1990, Dr Bukoshi gjithashtu dhënë një intervistë për të përditshmen gjermano-përendimore ” Die Welt ” (botuar më 26 shtator) dhe radio WDR (emisioni me emrin “Mittagsmagazin”)Veçanërisht duke pasur parasysh faktin se ju personalisht u njohet me Dr. Bujar Bukoshi përmes bisedimeve të lartpërmendura, unë ju bëjë thirrje për të marrë të gjitha hapat e mundur mbrenda ndikimit tuaj për të kontribuar në mbrojtjen e Integritetit fizik të Dr Bukoshit – p.sh. , Duke intervenuar përmes mundësive dhe kanaleve politike apo diplomatike dhe / ose përmes mediave publike dhe / ose duke ju dërguar notë shqetësimi autoriteteve Jugosllave dhe serbe.Më respekt,………………………….Dr Gorazd CveticAnaliza e këtij dokumenti Dokumenti në fjalë ka disa faqe ku secila është më e shkarravitur se tjetra. Në këtë dokumet Gorazhd Cvetiqi e gënjen Centh Coath se e shoqëronte Bujar Bukoshin gjatë takimeve që Beharja dhe unë i kishim organizuar Dr Ibrahim Rugovës (shiko “Idealistet 2” – 1990). Delegacioni i Kosovës gjatë kohës sa ishte me ne në Strasburg në korrikun e vitit 1990 nuk e shoqëronte Gorazhd Cvetiqi. Ndoshta ai i ka shoqëruar pas daljes nga Paralementi Europian, por jo brenda. Ndoshta ai ka qenë edhe brenda sepse ne nuk e kemi njohur fizikisht si duket e as që kemi pasur njohuri se një sllav i shoqëronte apo i kontaktonte delegacionin ilegalisht. Një gjë është e sigurt se Gorazhd Cvetiqi nuk i ka shoqëruar delegacionin në anjë takim dhe as qe e ka bërë ndonjë takim. Për ne, dalja në sipërfaqe e Gorazhd Cvetiqit fillon me takimin e Editës, Vetonit dhe Behares në takimin e zonjës Kazamanjano e kurrë më parë. Rrëmbimi –kidnapimi i Bujar BukoshitPa pasur njohur se Gorazhd Cvetiqi ka bërë kërkesë për mbrojtje të Bujar Bukoshit, Byroja Informative një ditë më vonë që shkruanin mediet në Jogosllavi, ne e publikuam një komunikatë për medie. Unë bëra 600 kopje që t’ua shpërndaja tërë deputetëve në Parlamentin Europian që t’i alarmonim për kidnapimin e Bujar Bukoshit. Gjysmen e kopjeve e mbante Qamil Zekolli e gjysmen tjetër unë, dhe gjersa po ecnim korridorit e takuam zonjën Doris Pack. Pasi më pyeti se çfarë lajme të reja kishte për Kosovën , i tregova se si e kishin rrëbyer Bujar Bukoshin. Ia zgjata një kopje të komunikatës dhe pasi e lexoi fytyra e saj mori pamje serioze dhe të ftohur. Ende imazhi i zonjës Pack më kujtohet, kur e zhubraviti fletën ku ne kishim shkruar për ngjarjen e rrëmbimit të Bujar Bukoshit. “Hudhni në shportën e mbeturianve te gjitha keto kopje”, më tha Doris Pack. Sikur Serbia të dëshironte ta vriste Bujar Bukoshin do ia kurdisnin një kurthë tjetër më përfide. Do ia rregullonin që një kamion t’i dilte përpara vetures kur ai shkon diku dhe në këtë mënyrë vdekja është e sigurt. Kidnapimi është për ta ngritur një individ. Të gjitha kopjet i hudhëm në bërllog. Atë ditë nuk bëmë asgjë për Kosovën. Ishte dita më pasive që e mabj mend.

Bujar Bukoshi dhe Byroja Informative

Bujar Bukoshi grupin tonë e quante karrieristë, e ne gëzoheshim kur ia benim një kontakt në të cilin as që insistonim të merrnim pjesë në takim. E quante karrieristë e për takimet që ne ua benim ata as që flsinin ne gazetat dhe deklarata e tyre. Lexojeni mirë këtë kërkesë të Gorazhd Cvetiqit dhe se si Gorazdhi Cvetiqi insiton që në takim të jetë pjesëmarrës. Pse?! Pse Cvetiqi dëshiron të jetë pjesëmarrës në takim?! Pse shqiptarët lejonin dhe kërkonin që Cvetiqi të jetë prezentë në takime më personalitete të huja?! Ne mendojmë se Cvetiqi i ka kontrolluar disa nga personalitetët tona që këta mos t’i kalojnë vijat e kuqe të kufizuara nga Millosheviqi. Ne mendojmë se disa personalitete e kanë lejuar Cvetiqin që të kenë dëshmitarin direkt të bisedimëve i cili do t’ia konfirmonte Beogradit se vijat e kuqe të kufizuara nga Millosheviqi shqiptarët nuk po i tejkalojnë. Pak javë më vonë, më ftesen e Byrosë Informative në Bruksel erdhën Bujar Bukoshi dhe Xhafer Shatri, siç do ta vertetoni më vonë sipas radhës kronologjike të ngjarjeve. Si çdo herë tjetër Bujarit i thash që të autorizonte Byronë Informative të lobonte zyrtarisht, mirëpo ai thoshte: “ Shumë mirë jeni tue pune. Ju vetëm punoni kështu, e ne vimë në çdo takim që po na e rregulloni ju”. Nuk munda të qendroj pa i thënë: “Pse Gorazhd Cvetiqin e keni autorizuar dhe e paguani?! Po Gorazhd Cvetiqi është shka ( serb, shenim im). Gorazhd Cvetiqi nuk na afrohet as të k… im! Siç ishim duke pirë kafet në katin e tretë të Parlamentit Europian. Bujari mërroli ballin dhe vetullat. Më shikoi më habi, sikur kurrë nuk kishte dëgjuar fjalë bananle nga unë. Kishte harruar se unë n^^ aeroportin e Frankfurtit aeroportin e Frankfurtit isha shprehur me të njejtin fjalor kur ai kërkoi të merrte edhe militantët e partisë në hotel. “ Ti mos u shqetëso, ne po e provojmë Gorazhdin sa po punon ai për të mirën e Kosovës”, u përgjigjë Bujari tepër qetë duke u bazuar në rrudhat e ballit dhe të vetullat e shtërnguara. Unë shtova: “Enver Hoxha i ka provuar më heret se ti dhe shoket t’u, ne nuk kemi nevojë që t’i provojmë serbet, kur kemi shqiptarë që punojnë më mirë se ata”. Xhaferi nuk ishte as pro, e as kundër meje. Pas një orë bisede Bujari dhe Xhaferi thanë se Cvetiqi nuk është serb por slloven. Disa ditë më vonë Moyra më solli Buletinin informativ të sllovenëve. Ky buletin slloven i ngjante një reviste të ilustruar siç botoheshin në Perëndim. Kishte ballina të forta e të ilustruara, kishte përmbajtje kombëtare, kishte strategjinë poltike dhe ushtarake sllovene dhe kishte krijuesë slloven e askund nuk figuronte emri i Gorazhd Cvetiqit. Pasi Cvetiqi qenka slloven ose ndoshta kroat, pasi Cvetiqi qenka kaq inteligjent dhe diplomat pse vëla nuk e angazhuan sllovet apo kroatët? Ishte pyetja që ia kam bërë Bujarit dhe Xhaferit. Ja ballina e njërës nga buletini slloven që titulloj “Informaacione nga Sllovenia” dhe të buletinit kosovar “Kosova Report Nr 20 1992”. Në figuren 1, është brendësia e buletinit slloven që ju mund ta bëni dallimin ne mes buletinit të kosovës që e përgatiste Cvetiqi me parët e popullit shqiptar. Asnjë parlamentar nuk do ta merrte serizoisht një buletin të formës që e publikonte qeveria e Kosovës duke e emëruar si përgjegjës Cvetiqin thuase të gjithë shqiptarët kishin vdekur. Pse boletini i Kosovës botohej në këtë formë deformuese?! Kujt po i interesohej që në sy të popullit të arsyetohej se punonohej për sensibilizimin e dramës sonë e në fakt ajo nuk kishte asnjë efekt pozitiv. Kur themi kështu mendojmë në boletinin dhe veprimtarinë e Cvetiqit. Disa numra të boletinit të Cvetiqit ruhen në arkivin e Byrosë Informative siç ruhen edhe disa numra të boletinit slloven, në mënyrë që gjenratat e ardhshme të gjykojnë më drejt, për luftën tonë dhe “luftën” disave që tani kanë çdo gjë nën kontroll.+4

Exit mobile version