Sahitaj: Sekretet e bisedave brenda Kështjellës Veton Surroi i nxirrte fshehtas, pastaj ia ndaluan
Sekretet e marrëveshjes së Rambujesë
Shkruan Reshat Sahitaj ekskluzivisht për Epilogun.
Reshat Sahitaj ishte ndërmjetësues i kontakteve të para diplomatike në mes të të gjithë personaliteteve kosovare në Parlamentin Evropian, Senatin Belg dhe NATO.
Për Marrëveshjen në Rambuje, kanë kanë shkruar disa nga protagonistët tanë, të involvuar direkt në këtë proces, mirëpo këta më shumë janë marrë anën teknike dhe me thashethemët që protagonistët tanë kan shkëmbyer mes tyre. Madje nuk duhët të habitët opinioni ynë kur të mësojnë perveç Hashim Thaçit asnjëri prej delegacionit tonë as që ka pasur njohuri lidhur me sekretët e Marrëveshjës të Dosjës Ushtarake. Disa nga anëtarët e delegacionit tonë i përshkruajnë takimet, levizjet dhe bisedat dhe relacionet ne mes Hashimit dhe Rugovës e jo thelbin e marrëveshjës për ç’gjë nuk kanë ditur asgjë.
Pse delegacioni ynë nuk kishte informacione lidhur me marrëveshjen D.B.
Para se të bëheshin kushtet për Konferencën në Rambuje, diplomacia perëndimore ka zhvilluar kontakte me faktorët shqiptarë në Perëndim të cilët i kanë vu në kontakt më faktorin e brendhsëm në Kosovë. Paralelë diplomacisë takime me faktorin e brendhsëm në Kosovë kanë zhvilluar edhe shërbimët sekrete perëndimore.
Asgjë nuk ka ndodhur rastësisht por çdo gjë ishte e planifikuar dhe preciz.
Pjesa më e madhe e faktorit të brendshëm shqiptar, ka qenë shumë skeptik në fitore drejt një Kosove të pavarur. Pakica e faktorit të brendshëm ka pasur vullnet, dëshirë dhe stimulim për arritjën e pavarësisë. Faktori tjetër i brendshëm, herë hapur e herë të kamufluar si patriotë, ishte më i rrezikshmi, e që detyra e tyre ishte : të merrte informacione nga diplomacia perëndimore, e pas takimeve t’i raportonin Beogradit se për çfarë interesoheshin dhe çka ofronte Perëndimi për shqiptarët.
Demaçi përfaqësonte krahun e luftës, ndërsa Rugova krahun pacifist. Qëllimi i Demaçit dhe i Rugovës ishte pavarësia, por me metoda diametralisht të kundërta. Faktori i tretë dhe i rrezikshmi ishte involvuar në krahun pacifist dhe të luftës. Kjo ka ndikuar që diplomacia perëndimore të vepronte me kujdes në atë mënyrë që faktori ynë të mos kishte shpresa të mëdha e në anën tjetër Serbia të mos kishte frikë se një ditë do të sulmohet nga NATO.
Diplomatët perëndimor gjatë bisedave më faktorin shqiptar pacifist apo të luftës i matëshin fjalët, sepse e dinin se çdo bisedë qoftë në Kosovë apo Perëndim do raportohej në Beograd.
Gjatë vitit 1998, doja të bëja një takim në mes Havier Solanës dhe Adem Demaçit. Nga NATO mora përgjigjën që Adem Demaçi duhej të vinte në seli të NATO-s për ta takuar H.Solanën, sepse në Kosovëçdo takim i personaliteteve përgjohej nga Serbia , kudo që ato bisedime zhvilloheshin. Nga Adem Demaçi mora përgjigjën se nuk mund të udhëtonte për Bruksel për shkak se nuk ndjehej mirë me shendet.
Nga ky detal mundemi të konkludojmë se diplomacia perëndimore nuk kishte besim në faktorin shqiptar as në Rambuje, sepse non stop ishin nën përcjellje të UDB-së.
Dosja B Ushtarake ishte Top Sekrete
Dosja B pjesa e marëveshjës ushtarake e Rmabujës, mbahej sekrete jo vetëm për shqiptarët , por edhe për disa shtete perëndimore. Shumë më vonë dikush nga partia e Gjelbertë gjermane dhe gazeta të majta franceze do t’ua vjedhi nga arkivat e NATO-s, dhe do të publikohej por shumë shpejt do të zhdukët nga interneti dhe publikimet tjera. Dosja B ishte pushtimi total i Federatës jugosllave(për të cilën do të zberthej më sa vijon). Në budenstagun e Gjermanisë deputetja e partisë se Gjelbertë zonja Angelika Behr do ta ngrit zërin kundër Joschka Ficher-in për fsheje të informatave mbi Dosjen B. Një deputet tjetër i budenstagut Hermann Scheer nga partia SPD, do ta arsyetonte Millosheviqin për mosnenshkrimin e Marrëveshjes në Rambuje duke shtuar së këtë marrëveshje nuk do ta nenshkruante as serbi më i vogël.
Joschka Ficher-i do të replikon më deputetët kundërshtarë duke shtuar se 82 faqe të Dosjes B , nuk janë pranuar, mirëpo kundërshtarët gjatë polemikës në budenstag vazhdojnë t’i thonë se ai po i gënjen dhe se me 18 mars 1999 se Dosja B Ushtarake është pranaur dhe nenshkruar zyrtarisht.
Në Francë gazetat dhe deputetët e së majtës kanë kërkuar që të kenë qasje në Dosjën B, mirëpo qeveria franceze nuk ua ka dhënë me arsyetimin se është në gjuhen anglishte dhe ende nuk e kanë përkthyer.
Më i habitshëm është i heshtjës së Millosheviqit lidhur më Dosjën B. Askush ende edhe sot, nuk ka përgjigje se pse Serbia nuk e bëri publike Marrëveshjen Ushtarake Dosja B ? E dinte Millosheviqi çka parashihte Dosja B ? Nuk dinte asgjë lidhur me Dosjen B ? Apo ishte i manipuluar nga ndonjë diplomat perëndimor me peshë që Serbia nuk do bombardohej ? Ose, kishte premtime nga Rusia së NATO nuk do guxonte ta sulmonte Beogradin ?! Pavarësisht që përgjigjet do mbesin enigmatike, merita kryesore për këtë Marrëveshje i takon Madeleine Albright- dhe SHBA-së e pastaj ZH.Shirakut, Toni Blerit etj.
Krijimi i kushteve për një marrëveshje
Gjatë luftërave që i zhvilloi Millosheviqi kundër Republikave tjera, Kosova qendronte me një status quo, që nuk leviznin majtas e as djathtas. Kjo gjendje neutrale e Kosovës i konventote Serbisë në dy aspekte : e para, Millosheviqi nuk kishte nevojë të angazhonte forca shtesë në Kosovë, sepse do ishte e pa përballueshme për Serbinë që të hapte fronte vetë kundër të gjitha republikave ; e dyta, Millosheqi do arsyetohej para Perëndimit se po vriste vetëm grupe irredentistësh ngase askush në Kosovë nuk po ankohej kundër sitemit represiv e madje ai(Millosheviqi) po e ruante popullsinë civile shqiptare nga irredentistet shqiptarë. Arsyetim që edhe sot do të gjejmë në vepra të disa autorëve tanë.
Në fillim të veres 1998, Hollbruku e takon Millosheviqin dhe kerkon që duhet të fillojnë negociatat më palën shqiptare. Millosheviqi pajtohët që të fillojnë negociatat në mes Millosheviqit, Hollbrukut dhe Ibrahim Rugovës.
Hollbruku akomodohet në Hotel « Grand » por në takim nuk i shkon Ibrahim Rugova e as Millosheviqi. Ky takim i paraparë të zhvillohet në Prishtinë, më vonë realizohet në Beograd, por sukses.
Nga gjendja e status quo që ishte Kosova, do të lindtte UҪK-ëja, që ishte betuar se vetëm me luftë çlirohej Kosova.
Strategjia e Ibrahim Rugovës ishte që të arritej pavarësia shkallë-shkallë e permes negociatave, ndërsa e Demaçit më luftë por me ndihmën e perëndimit, e në anën tjetër Millosheviqi pajtohej më një autonomi të zgjëruar.
Masakra e Reçakut vendimtare për sulmet ajrore
Në të njejtën kohë, SHBA ishte aktive dhe problem kryesor e kishte t’i ulnin në një tryezë Millsheviqin duke i premtuar se pajtoheshin me autonim të zgjëruar por nen kontrollin e NATO-s, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin që metodat e tyre për të ardhur deri të pavarësia ishtin të ndryshme. Për Hollbrukun jo vetël që ishte problem të bindtte Millosheviqin por ishte edhe vështirë të bindeshin Rugova dhe Demaçi .
I tërë projekti i Hollbrukut do të botohej në « Koha Ditore » e që ky teskt do të sherbjë edhe në Rambuje me pak ndryshime.
Masakra e Reçakut më 15 janar 1999, do të ndikojë që Grupi i Kontaktit : SHBA, Anglia, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia, të marrin hapat vendimtar që Millosheviq të ulej në bisedime e në të kundërtën do e priste shtërngatën mbi Serbi. Ftesën që ia bënë ishte ultimatum ndaj Serbisë ku duhej të zbatoheshin principet e perëndimit që ishon 10 sosh e para prej tyre ishte ndalimin e menjëhershem të luftës në Kosovë. Këto dhjetë pika ishin të pa diskutueshëm, por që pala serbe i pranoi të gjitha pikat e marrëveshjes politike por jo Dosjën B, kurse pala shqiptare nuk do pranonte marrëveshjen poltike , sepse në të nuk shkruante asgjë për pavarësinë perveç që NATO do ta mbykqyrte Kosovën, kurse për marrëveshjen ushtarake as që ishin të informuar.
Përfaqësuesi i palës serbe Milan Milutinoviqi, përpiqej të vazhdonin negociatat duke e futur pikën që Kosova të kontrollohej nga Forcat internacionale nën urdhërat e Rusisë, Greqisë …
Masakra e Reçakut ishte pika vendimtare dhe kulminacioni i veprimeve kriminale të Millosheviqit mbi popullsinë e pafajshme shqiptare që Grupi i Kontaktit vendosmërisht i dërguan ultimatum Serbisë.
Ardhja e M.Ollbrajtit në Rambuje
Negociatat zhvilloheshin në mes ministrave të nivelit të lartë, e pala shqiptare nuk pajtohej gati më asgjë. Gjatë tërë kohës në Kështjellën e Rambujës, Hashim Thaçi dukej i shqetësuar dhe jo i sigurt. Gjatë tërë kohës Hashim Thaçi shumë pak ka këmbyer fjalë me anëtarët e delegacionit tonë, për derisa tjerët e konsideronin vetën si qendrorët mbi supet dhe mendjen e të cilëve bartnin barrën historike të popullit tonë. Secili në kokën e tij e kishte projektuar vetëvetën si figurë qendrore më të cilin do merrej historia e ardhshme. Në mesin e anëtarëve të delegacionit tonë Veton Surroi ishte ai që luante lojën e trefishtë : shoqërohej më Rugovën edhe më Thaçin e në anën tjetër i dërgonte informata grupit të kontaktit së palën kosovare e mbante në xhep dhe se çdo gjë varej nga Veton Surroi. Sekretët e bisedave brenda Kështjellës Veton Surroi i nxirrte fshetas permes Augustin Palokës i cili i botonte në « Koha Ditore ». Botimi i bisedave të brendshme ishte i dëmshëm për opinion kosovar.
Unë (Reshat Sahitaj) duke e parë këtë lojë të trefishtë të Veton Surroit, u takova me shefin e kabinetit të Ministrit të Mbrojtjës të Francës me të cilin kisha kontakte sistematike një vit më parë. Nga ky takim, Veton Surroit iu ndalue të botonte madje një fjali të vetme të bisedave që zhvilloheshin brenda Kështjellës, e nëse botohej diçka Veton Surroi do të nxirrej jashtë delegacionit.
Me ardhjën e Madelein Albright në Rambuje, Konferenca do merrte kahje tjetër. Zonja Madelein Albright do t’i largonte të gjithë ministrat të cilët përpiqeshin t’i bindnin delegacionin kosovar, dhe frerët do t’i merrte në duartë e saj. Duke e parë kundërshtimin e Hashim Thaçit , zonja Albright do të zhvillonte takime të shumta kokë më kokë me Hashim Thaçin , duke i treguar se nenshkrimi i palës sonë do ishte shpëtim i popullit tonë.
Në Rambuje, në të njejtën kohë unë dhe Mujë Rugova e shoqëronim kryetarën e Senatit të Belgjikës zonjën Anne Mari Lizin. Anne Marie –Lizin isistonte qe të bisedonim më Adem Demaçin për ta bindur që pala jonë të nënshkruante. E thira në telefon Adem Demaçin, i cili posa e kishte kaluar kontrollin e aeroportit të Lubjanës ku e priste një biznismen dhe veprimtar ynë. Pas bisedës sime foli edhe zonja Lizin duke e lutur që të fliste me Hashimin që ishte brenda në Kështjellë e të nenshkruanin marrëveshjen. Gjatë bisedës telefonike më Adem Dmeaçin, ai ishte skeptik se me nenshkrimin e marrëveshjes do të sulmohej Serbia. Baca kishte shumë frikë qëme nenshkrimin e marrëveshjes Kosova perseri do të mbetej nën okupimin serb. Adem Demaçi nuk besonte se nënshkrimi do të sillte bombardimet ajrore mbi caqet e forcave serbe.
Në anën tjetër brenda nëKështjellë , zonja Madelein Albright gojarisht i kishte treguar Hashim Thaçit së çfarë pasoja do ,ishte Serbia pas nenshkrimit të marrëveshjes. Hashim Thaçi ishte zënë në mes dy zjarreve : Adem Demaçi në një anë, e zonja Madeleine Albright në anën tjetër.
Konferenca në Kështjellën e Rambujës u ndërpre për të vazhduar pak ditë më vonë.
Pse u ftua Xhavit Haliti të shkonte në Amerikë ?
Përpjekjet e SHBA-së për të bindur palën shqiptare të nënshkruante marëveshjën vazhduan të një ditë pas largimit të delegaciont nga Franca.
SHBA do të intensifikonte përpjekjet me personalitetët e Tiranës e posaçërisht më shefin e Sherbimit Sekret të Shqipërisë i cili i mbante nën kontroll të gjithë liderët e UҪK-së. Pasi Adem Demaçi kishte refuzuar të përmbahej këshillave të zonjës M.Albright, tani strategjia e SHBA-së u koncentrua në eliminim e Adem Demaçit nga skena politike dhe përfaqësuesit politik të UҪK-së.
Kush mund të merrte guximin ta largonte Adem Demaçin nga posti i përfaqësuesit politik të UҪK-së ? Ai që e kishte propozue ! E ky ishte Xhvait Haliti më shumë i njohur me pseudonimin Zeka.
Shefi i Shërbimit Sekret të Shqipërisë, i gëzuar që më në fund roli i tij nuk ishte vetëm t’i përgjonte personalitetët e UҪK-së por tani iu dha mundësia me dashje apo dashje që të kontribuonte për Kosovën. Detura e tij ishte që t’i jepte lajmin e mirë Zekës që amerikanët po interesoheshin edhe për figurën e tij dhe roli e këtyre dy personaliteteve do të mbetej në analët sekrete të historisë sonë kombëtare.
Në Washington amerikanët e kishin analizuar mirë se cili do ishte ai që do të mundej t’i bindtte Xhavit Halitin për ta eliminuar Adem Demaçin pa i shkaktuar ndonjë problem Kosovës, e ai ishte Senatori Robert Dol i cili do bisedonte me dyerë të mbyllura më palën e UҪK-së në Washington.
Xhavit Haliti nuk mund të merrte vetë një vendim kaq radikal dhe urgjent për largimin e Adem Demaçit e që për udhëtimin sekret në Vashington do ta propozonte Azem Sylën. Delegacioni prej tre indidivdesh të UҪK-së nga Tirana do të nisej për në SHBA. Pas këtij takimi në Amerikë, Xhavit Haliti publikisht e largoi Adem Dmeaçin nga posti i përfaqësuesit politik të UҪK-së. Më këtë vendim rruga e luftës për të bombardue Serbinë u hap.
Pikat kryesore të Marrëveshjes së Rambujes mbetën sekrete edhe në Paris
Konferenca e Rambujës u tranferue nëParis , Rue Kleber. Pala perëndimore tanimë ishin të sigurtë që shqiptarët do të nënshkruanin marrëveshjen me sy të mbyllur. Lidhur më përfundimin e luftës dinin vetëm Hashim Thaçi , Xhavit Haliti dhe Azem Syla. Tê gjithë pjesëmarrësit tjerë ishin marioneta të vetëvetës e mezi prisnin t’i thyenin dyertë e historisë për të qendruar përjetësisht si figura kryesore e fatit të Kosovës. Diplomacisë perëndimore i duheshin edhe figura të tilla që marrëeveshja të ketë kredibilitet ngase ajo nuk nenshkruhej vetëm nga UҪK-ëja por nga tërë spektri politik shqiptar.
Gjatë takimit në Paris, Marrëveshja finale ishte mabjtur Top Sekret. Grupi i kontaktit gjatë tërë kohës ksihte vu para secilës palë të njejtën Marrëveshje qe nga fillimi i Konferencës në Rambuje. Grupi i Kontaktit kishte frikë nga përfaqësuesi i Rusisë, andaj u bë një mashtrim psikologjik për secilin pjesëmarrës. Letrat e Marrëveshjes shpërndaheshin çdo ditë të njejtat, mirëpo me rastin e nenshkrimit, ato u zëvendësuan nga një marrëveshje e re sekrete që ishte e shtypur që me sy nuk dallohej asgjë nga ato që i kishin lexuar me dhjetra e qindra herë. Ishte letra e njejtë, ngjyra e njejtë, formati i njejtë, paragrafët e njejta , numri i faqeve dhe zbraztirave ne mes paragrafeve të njejta. Marrëveshjen finale askujt nuk do t’i shkonte ndërmend ta lexonte, spese ne mendjen e tyre ata e kishin lexuar dhjetëra e më shumë herë. Marrëveshja u nenshkrua edhe nga Rusia pa e ditur se po e nenshkruanin vdekjën e Serbisë dhe pavarësinë e Kosovës.
Pikat ku Serbia dhe Rusia e humbën kontrollin mbi Kosvën
Në marrëveshjen finale u ndryshuan pikat : 2,5 dhe 7 . Për ndryshimin e marrëveshjes nuk kishte njohuri as Hashim Thaçi , sepse Hashim gojarisht kishte marr garancionin nga Albright, se Kosova do dilte fitimtare nëse nënshkruanin. Dosja B, parashihte që forcat e NATO-s të jenë prezente në Kosovë përgjithmonë. Pika 2 parshihte kontrollin për funksionim e Policisë dhe Drejtësisë. Pika 5 parashihte zbatimin e menjëhershëm të Dosjës Ushtarake B , Pika e 7 kishte të bënte që në rast të ndonjë problemi ne mes shqiptarëve dhe Seribisë, dy palët duhet të kërkonin zgjidhje nga NATO dhe askush tjetër nuk mundet të përzihej nga jashtë.