Epilogu

Sali Berisha dënohet me 4 mijë euro për shpifje ndaj kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama ka fituar një tjetër betejë për shpifje, këtë herë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

nga Gjykata bëjnë me dije se kryeministri Rama ka fituar çështjen ndaj Sali Berishës, i cili është dënuar nga Gjykata me 5 milionë lekë të vjetra (mbi 4000 euro) gjobë për shpifje në vitin 2018.

“Vizita e Ramës në Berlin u shoqërua me incidente të ndryshme. Ne Komisionin për Çështje Europiane të Bundestagut u konfrontua me akuza se ai qëndronte pas sulmeve mediatike kundër personit e familjes së kryetarit të Komisionit Gunther Krichbaum. Rama e humbi vetëkontrollin e u çua në këmbe duke bërtitur ‘lie, lie’ (gënjeshtër, gënjeshtër) çka çoi në mbylljen e parakohshme të mbledhjes. Incidenti kulmor ishte bojkoti nga deputetët e Bundestagut te darkës që Rama shtroi në China Club. Arsyet e rrjedhura ne shtyp ishin superluksi, çmimet si dhe sinjali diplomatik i padëshiruar. Por arsyet reale kane qenë të tjera”, shkruante Berisha/ATSH.

Exit mobile version