Nuk kisha pasur kurrë as informacion as emrin e tij nuk e kisha dëgjuar kurrë. U tha se ka marrë pjesë në atentatin, autobombën e Gligorovit. Nuk kam pasur asnjë informacion. U tha më vonë se ka marrë pjesë në atentatin ndaj Sali Berishës nuk kam pasur asnjë informacion. Zero, as për Gligorov as për Berishën”, tha Berisha.
Rrëmbimi dhe zhdukja e Remzi Hoxhës është bërë objekt debati të enjten në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti socialist Erjon Braçe i kërkoi deputetit Sali Berisha të tregojë se ku janë eshtrat e biznesmenit Hoxha.
Braçe kërkoi gjithashtu nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të ekstradohet Ilir Kumbaro.
Në përgjigje Berisha tha se nuk ka dijeni për zhdukjen dhe as rrëmbimin ndërsa akuzoi Fatos Klosin se ka zhdukur dosjen e Remzi Hoxhës, njoftojnë medie nga Tirana.
“Ju dhe unë e njohim shumë mirë Remzi Hoxhën. Nuk e di në çfarë rrethanash e ke njohur ti, por unë e kam njohur si gazetar i ‘Zërit të Popullit’, ishte shqiptar i madh. Kishte luftuar për idealin e tij këtej dhe andej kufijve. Jemi në ditët kur Remzi Hoxha jo vetëm që nuk është më sepse u rrëmbye u torturua u vra, iu zhdukën dhe eshtrat por jemi në ditën kur familjarët e tij kërkojnë kockat.
Të paktën një varr për ta qarë me ritet e shqiptarëve atje. Keni detyrimin si gjysh si prind si vëlla, t’i thoni asaj familjeje se ku janë eshtrat e Remzi Hoxhës. Të kërkoj vetëm një gjë, atë që e kërkon djali i tij për 20 vite me radhë. Ia ke borxh ti unë dhe kushdo tjetër. T’i dorëzojmë eshtrat e babait të tij, njofton INA.
Kjo është një çështje që nuk duhet të marrë fund. Bëra një thirrje humane ashtu siç dua t’i bëj thirrje ministrit të Brendshëm të sjellë kasapin e atij regjimi. Ilir Kumbaron ta sjellë këtu. Në bazë të atij vendimi gjykate i cili u sabotua disa herë me radhë, vetëm t’i shpëtonte drejtësisë”, tha Braçe.
Në anën tjetër ish-lideri i PD-së Sali Berisha ka thënë se nuk ka asnjë informatë për këtë rast.
“Çdo njeri i zhdukur është keqardhje, por sqaroj as nuk jam impresionuar dhe as nuk do të impresionohem kurrë nga përdorimi politik i çdo ndodhie qoftë. Rastin e tij për herë të parë ma ka ngritur Adem Demaçi. Jam marrë me të gjithë mundësitë e mia.
Nuk kisha pasur kurrë as informacion as emrin e tij nuk e k isha dëgjuar kurrë. U tha se ka marrë pjesë në atentatin, autobombën e Gligorovit. Nuk kam pasur asnjë informacion. U tha më vonë se ka marrë pjesë në atentatin ndaj Sali Berishës nuk kam pasur asnjë informacion. Zero, as për Gligorov as për Berishën”, tha Berisha. /Telegrafi/