Ish Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha, duket se ende nuk po mund ta kapërdijë humbjen nga z. Edi Rama dhe Partia Socialiste.
Kohëve të fundit fjalori i tij ka degraduar tej mase.
Në një postim të tij në fejsbuk, ai ka publikuar një foto kinse e Durrësit, duke e akuzuar Ramën se ai e ka katandisur detin në Durrës, duke e mbushur me mbeturina.
Por kjo foto nuk është nga Durrësi. Foto dhe deti në foton e publikuar të z. Sali Berisha është në Republikën Domenikane. Edhe këtë herë z. Sali Berisha ka gënjyer publikisht për poena politik. /epilogu/