fbpx
Lajme

Sali Berisha tregon për herë të parë çfarë i kishte kërkuar Ahmet Krasniqi për UÇK-në

Në 20-vjetorin e vrasjes në Shqipëri të Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi, eshtrat e tij janë sjellë në Kosovë dhe janë rivarrosur në tokën për të cilën koloneli me shumë bashkëluftëtarë të tij kishte luftuar kundër armikut serb.

E për herë të parë, në 20-vjetorin e vrasjes së Krasniqit ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur për takimet me Krasniqin.

Berisha ka thënë se qëllimi i vetëm i kolonel Krasniqit ishte unifikimi i gjitha forcave ushtarake kundër armikut shekullor serb.

“Unë e kam njohur e kam takuar disa herë dhe ruaj kujtimet më të mira për kolonel Ahmet Krasniqin, ministrin e luftës të Qeverise së Kosovës të presidentit Rugova me kryeministër Bujar Bukoshin. Në tre takimet, qëllimi i ardhjes së tij tek unë ishte vetëm një: Të ndihmoja në bashkëpunimin e tij dhe forcave që ai komandonte me forcat e UÇK-së. Ahmet Krasniqin e ekzekutuan në rrugicën në prag të derës së shtëpisë ku banonte, Fatos Klosi, pra shërbimi inteligjent shqiptar. Kjo është e padiskutueshme dhe gjerësisht e njohur. Pra organizator direkt i krimit të shëmtuar politik është Fatos Klosi, i cili gjatë qeverisë time ndiqej për lidhje me dy shërbime të huaja. E bëri këtë me punonjës të tij apo vrasës me pagës këtë duhet që ta sqaroj drejtësia. Pas rikthimit në pushtet jam përpjekur që të zbardhet kjo vrasje, por kontrolli i PS-së mbi prokurorinë e bëri të pamundur këtë”, ka thënë Berisha për “Bota sot”.

“Jam akuzuar edhe zyrtarisht. Pra nëse dikush di më shumë për mua se qysh e tek për vrasjen le të flasin. Unë nuk kam asgjë për të thënë, unë si të gjithë të tjerët e mora vesh për ngjarjen pasi ndodhi. E hetuam, u përpoqëm të hetojmë me policinë. Pra ata që flasin gënjejnë, përgjigja ime është e thjeshtë, gënjejnë”, ka thënë Klosi, transmeton Indeksonline.

Klosi ka thënë se nuk flet dot publikisht për këtë pasi nuk ka versionin e tij.

“Nuk kam version timin, nuk kam çka të them. Ata që dinë, le ta thonë. Pra jo dikush një çik më shumë se ç’kam thënë deri tani. Pra mos të bëhen akuza në ajër”, ka shtuar ai.

“Nëse dinë diçka më shumë le të thonë, jo vetëm ashtu-kshtu. Nuk kam asnjë person po të kisha do të kisha thënë me kohë, jo kështu vonë, pas 20 vitesh. Do ta kisha thënë s’do të hezitoja fare”, ka përfunduar Klosi, Drejtor i Shërbimit Informativ në Shqipëri në kohën kur Krasniqi ishte ministër./

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close