Salihu: 800 mijë izraelitë u dëbuan nga shtetet arabe dhe Irani me 1948 si shenjë hakmarrje
Shkruan: Fitim Salihu
Rrefimi per Izraelin pushtues dhe Palestinen viktime eshte bardhe e zi dhe skematik. Situata ne terren ne 80 vjetet e fundit ka qene shuuume me komplekse.
Izraelitet deri vone kane qene pala e vetme qe kane pranuar opsionin e dy shteteve te pavarura ne fqinjesi me njeri tjetrin. Palestinezet kane qene ata qe vazhdimisht e kane refuzuar opsionin e dy shteteve dhe kane bere thirrje per zhdukjen e Izraelit si shtet.
Izraeli i ka pranuar te gjitha kompromiset qe i jane ofruar ne tavoline qe nga viti 1947. Palestinezet i kane refuzuar qe te gjitha me qasjen “all or nothing” duke mohuar te drejten e Izraelit per shtet – qe nga Plani i OKB-se i 1947-s e deri te propozimi Klinton-Barak i 2000-s ne Kemp Dejvid. Qasja konstruktive e hebrenjve madje daton qe nga Deklarata e Balfurit e 1917-s e deri te Komisioni i Pilit i 1937-s.
Izraeli ka qene pala e cila se paku ne tri raste eshte sulmuar nga tri e me shume shtete arabe. Asnjehere Izraeli me vetiniciative nuk i ka sulmuar ato. Por, pas fitoreve ne kundersulm u ka marre territore – si lartesirat e Golanit nga Siria ose Rripin e Gazes dhe gadishullin e Sinajit nga Egjipti (keto te fundit me pas ka treguar vullnet t’i liroje).
Pas ndarjes se vitit 1948, refugjate ka pasur ne te dy anet, jo vetem nga ana e palestinezeve arabe. Rreth 800 mije izraelite u debuan nga shtetet arabe dhe Irani me 1948 si hakmarrje per shpalljen e shteti izraelit. Psh vetem gjate nje nate pogromi ne Alepo te Sirise u vrane dhjetera hebrenj, u dogjen qindra dyçane hebrenjsh dhe u shkaterruan dhjetera sinagoga. Ne anen tjeter, nga Izraeli i sapokrijuar ishin debuar rreth 500 mije arabe.
Perkunder percepcionit, ai qe sot quhet Izrael nuk ka qene toke eksluzivisht arabe me 1947 kur u shpall plani i OKB-se per ndarjen ne dy shtete. 30-40 % (shifra varion nga burimet) e kesaj hapesire gjeografike ishte e banuar me hebrenj te cilet ishin vendosur deri ne gjashte dekada para krijimit te shtetit izraelit me ane te shume “alijave”, siç quhen valet e imigrimit masiv te hebrenjve drejt asaj qe ata e quajne toke e shenjte. Hebrenjte ishin shumice ne territorin qe OKB-ja e ndau per shtetin e Izraelit me planin e vitit 1947.
Ne te njejten kohe, nuk mohohet as represioni sistematik qe shteti izraelit e ka ushtruar ndaj arabeve palestineze nder dekada. Por thjesht nuk mund te flasim me skema viktimizuese te Davidit e Goliatit.
Kur krejt ketyre ingredienteve ia shton edhe melmesat e perthyerjes dhe pleksjes se interesave te superfuqive ne kete rajon, na del nje çorbe goxha e komplikuar.
Prandaj, ky konflikt sa i gjate aq edhe i koklavitur nuk shpjegohet me terma skematike te socrealizmit “i miri vs i keqi”.
Per Kosoven dhe shqiptaret eshte me rendesi se njera pale nderluftuese (Shteti i Izraelit) e ka njohur Kosoven dhe pala tjeter (Palestina) nuk e ka njohur dhe ambasadoret e saj ne Beograd nuk lene rast pa iu betuar Serbise se nuk do ta njohin Kosoven.
Personalisht, te njejten qasje e kam edhe per konfliktin turko-kurd (me Turqine si superaleat te Kosoves dhe shqiptareve), paçka se shume nga keta qe sonte po i vajtojne palestinezet, e mbrojne dhunen e shtetit turk mbi kurdet. Ne fakt, parimisht dallimi eshte i madh sepse kurdet nuk kerkojne ta zhdukin teresisht Turqine si palestinezet Izraelin dhe Turqia nuk e ka njohur kurre te drejten e kurdeve per shtet si Izraeli te palestinezeve, por ky eshte debat i gjate dhe per tjeter here…