Salihu: Kelmendi i ka thënë policisë gjermane se Jusuf Gërvallën e ka dërguar Mehmet Shoshi
Riza Salihu, një emër i përfolur për rastin e Jusuf Gërvallës, ka komentuar te Epilogu në artikullin për Xhevdet Hamzën. Ai ka folur edhe për Mehmet Shoshin e Ibrahim Kelmendin.
Ja postimi i tij i plotë:
Xhevdet Hamza – i pari. Por, deri në cilin vit ishte Xhevdet Hamza dhe kush ishte pasardhësi i tij? A është e vërtetë që Mehmet Shoshi ia ka lënë djalit emrin Xhevdet, si respekt e adhurim ndaj eprorit të tij, Xhevdet Hamzës. (Në kohën kur Xhevdet Hamza ka qenë sekretar krahinor…, Mehmet Shoshi, Jusuf Karakushi, Rrahman Morina e disa të tjerë kanë qenë vartës të Hamzës, jo të Hamza Kastriotit, por të Xhevdet Hamzës).
P. S.
Për atë që shkrova se Mehmet Shoshi ia ka lënë djalit emrin Xhevdet, në emër të eprorit të vet, unë e kam të dëgjuar, por nuk e kam të verifikuar. Personalisht nuk i kam njoftë asnjërin dhe nuk e di a është e saktë. Prandaj të mos merret se unë po përhap dezinformacione. Por thjeshtë, nëse dikush di diçka më saktë, le të tregon si është saktë. Nuk është nevoja t’i thyejmë shtizat.
P. S. 2
Për këtë Mehmet Shoshin që u përmendë lart, Ibrahim Kelmendi i ka thënë policisë gjermane, se Jusuf Gërvallën e ka dërguar Mehmet Shoshi. Në akte ka një shënim, të titulluar VERMERK, që i bie si shënim për të mbajtur mendë, e ku një zyrtar i policisë, që e shënonte gradën KHM (shkurt për: Kriminalhauptmeister) dhe nënshkruar me mbiemrin Schnabel, shënonte se si Ibrahim Kelmendi në praninë e tij i informoi kolegët KOK Odaischi dhe KHK Günter, se Jusuf Gërvallën e ka dërguar Mehmet Shoshi. Më poshtë në pasazhin vijues sqarohej se Shoshi është një zyrtar i lartë i sigurisë së shtetit jugosllav në krahinën jugore Kosovo. Unë nuk e di se a ia ka thënë Ibrahim Kelmendi policisë gjermane të vërtetën, apo jo. Por shënimin që e ceka lart, e kam parë me sytë e mi. Ai shënim ndodhej në kuadër të akteve që janë krijuar nga shpifjet pa masë dhe pa kontroll të Ibrahim Kelmendit. Tash ato akte në tërësi ndodhen në Prokurorinë e shtetit në Shtutgart. Prandaj, kushdo që interesohet për të vërtetën, le t’i kërkon aktet nga prokuroria e shtetit në Shtutgart. Se kur e gjeni atë në institucionin gjerman, askush nuk mund ta vë në pikëpyetje vërtetësinë. Kjo që Ibrahim Kelmendi i ka thënë policisë gjermane se Jusuf Gërvallën e ka dërguar Mehmet Shoshi, nuk është në kundërthënie me atë që kam deklaruar unë në intervistën time që ndodhet në YouTube, se si oficerët policor gjermanë kanë thënë: “kur të vritet Jusuf Gërvalla”. Ajo ka ndodhë në një çast tjetër; e kjo në një çast tjetër. Çasti kur i ka thënë policisë gjermane se Jusuf Gërvallën e ka dërguar Mehmet Shoshi, ka qenë një çast kur atij i ishin zbuluar disa letra ku shtytte për vrasje, e nga të cilat shihej se një personi i kishte dhënë edhe armë. Edhe arma është gjetë. Vështruar nga aspekti ligjor, për këtë ai do të duhej të paditej. Fakti që nuk u padit duhet të jetë se filloi t’u jepte Më tej Ibrahim Kelmendi vazhdonte të përhapë informacione apo dezinformacione, se si Mehmet Shoshi